• |
ide | kryesore

Lista e fituesve të “Billboard Latin Music Awards 2023”

Paparazzi



Shfaqja vjetore e çmimeve, “Billboard  Latin Music Awards” u transmetua drejtpërdrejt nga Qendra Watsco në Coral Gables, Florida, të enjten. Fituesit më të mëdhenj të natës përfshinin Peso Pluma, Bad Bunny dhe Karol G.

Peso Pluma mori tetë çmime që përfshinin Artistin e Vitit, dhe Kantautorin e Vitit. Përveç se doli në skenë me Nicki Nicole për të performuar një remix të “Por las Noches”, ai gjithashtu kishte nderin të ishte artisti më i nominuar i natës, me 21 nominime në 15 kategori.

Vetëm një ditë pasi u shpall si prezantues dhe i ftuar muzikor për transmetimin e Saturday Night Live më 21 tetor, Bad Bunny mori pjesë në shfaqje për të dhënë një performancë gati tetë minutëshe të hiteve të tij më të mëdha. Ai siguroi shtatë fitore nga 15 nominimet e tij duke përfshirë artistin e vitit dhe turneun e vitit.

Karol G mori pesë çmime, duke përfshirë Billboard Spirit of Hope Award. Çmimi u krijua për nder të Selena Quintanilla-Pérez dhe iu dha këngëtarespër punën e saj me Fondacionin Con Cora. Fituesja latine e Grammy-t, këngëtarja portorikane Ivy Queen ishte gjithashtu një fituese e madhe e natës, duke u nderuar me çmimin Icon. Shikoni listën e fituesve të Billboard Latin Music më poshtë:

Artisti i vitit:

Bad Bunny

Artisti i ri i vitit:

Peso Pluma

Turneu i vitit:

Bad Bunny

Global 200 artisti latin i vitit:

Bad Bunny

Kënga latine e vitit:

Manuel Turizo, “La Bachata”

Artisti latin i vitit:

Peso Pluma

Artistja latine e vitit:

Karol G

Grupi latin i vitit:

Grupo Frontera

Shtëpia diskografike

Sony Music Latin

Kënga më e shitur:

Bad Bunny, “Tití Me Preguntó”

Kënga më e transmetuar e vitit:

Eslabon Armado & Peso Pluma, “Ella Baila Sola”

Top Latin albumi i vitit:

Karol G, “Mañana Será Bonito”

Top Latin Albumi i më i mirë (artiste femër):

Bad Bunny

Top Latin Albumi më i mirë (artiste femër):

Karol G

Top Latin Album ( Grupi i vitit):

Fuerza Regida

Latin Pop Artisti i vitit:

Shakira

Latin Pop Grupi i vitit:

Maná

Latin Pop  Kënga e vitit:

Bizarrap & Shakira, “Bzrp Music Sessions, Vol. 53”

Latin Pop Albumi i vitit:

Camilo, “De Adentro Pa Afuera”

Producenti i vitit:

Edgar ‘Edge’ Barrera/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *