• |
ide | kryesore

Paralajmëron Netanyahu: Përgjigja e Izraelit do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Arkiva, Planet, Të fundit
32-Netanyahu-AP.jpg



Përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë dhe të shumëfishtë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës do të “ndryshojë Lindjen e Mesme”. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu. Netanyahu foli me kryetarët e qyteteve kufitare jugore që u goditën nga sulmi i befasishëm, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kryeministri i Izraelit tha: “E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme! Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim”.

Netanyahu premtoi se “shteti do të kthejë çdo gur për t’ju ndihmuar të gjithëve” dhe shtoi se “ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t’i mposhtim me forcë, me shumë forcë”.



5 Comments

  1. Do ti perzene te gjith palestinezet nga rripi i Gazes. Qe te nesermen Netaniahu u beri thirje palestinezeve te largohen nga rripi i gazes.
    Ky eshte thjesht vazhdimi i planit te percaktuar me pare nga extremi i djathte ortodox .
    Filloi me zvogelimin e kompetencave te gjykates kushtetuese ( e cila ne asnje menyre nuk do te perligjte shpernguljen e palestinezeve nga Gaza).
    Vazhdoi me lejimin e sulmit te hamasit ndaj izraeliteve ( MOSADI e dinte shume mire eqe do kishte nje sulm te tille) , dhe tani Netaniahu dhe ekstremistet e djathte kane ne dore argumentin qe donin per te shperngulur pergjithmone palestinezet nga Gaza.
    Keshtu qe i gjithe jugu i izraelit eshte ne nkontroll izraelit.

  2. Palestinezet jane pa uje , elektricitet dhe eshte e pamundur tju dergohen ushqime qe dje ne darke. Tani do shohim falen e pare te shpernguljeve , kolona me gra dhe femije , pleq dhe plaka qe do largohen nga Gaza se asgje nuk funksjonon me. Gjithcka do rrafshohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *