• |
ide | kryesore

Përplasje “peshëngritësish”: Pirro Dhima çon presidentin Gjoza në CAS për shpifje, rrezikon shkarkimin

-Instant, Sport
Gjoza



Kohë të vështira për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Një vit më parë ai deklaroi se Odisea Dhimo, vëllai i Pirro Dhimës, ishte i përfshirë në dhënien e dopingut për sportisten Evagjelia Veli, në Greqi. Kjo deklarata shkaktoi zhurmë në Greqi dhe veçanërisht në pshëngritjen botërore, duke qenë se Pirro Dhima është zv.presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Ish-kampioni olimpik e ka hedhur presidentin e FSHP-së në gjyq, me akuzën e shpifjes për të njollosur karrierën e tij. “Unë nuk jam më thjesht Pirro Dhima, jam zëvendës presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Këtu nuk po hidhet baltë vetëm mbi mua, por mbi Federatën Botërore. I ndodhin gjithmonë gjërat me dopingun atij dhe e kam fajin unë. Për çfarë e kam fajin unë? Do t’i shkoj deri në fund kësaj historie, kudo që kam mundësi, në Federatë Botërore, në Agjencinë e Antidopingut. Do të kërkoj që të mos jetë më president”, deklaronte Pirro Dhima.

Sipas “Sot.com.al”, gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Në këtë pikë, Elez Gjoza rrezikon të ndëshkohet rëndë për deklaratën, nëse nuk ka prova të forta të implikimit të vëllait të Pirro Dhimës. Kujtojmë se peshëngritësja Veli u gjet me doping vitin e kaluar, pasi fitoi medalje ari në Europianin e shtangës zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë dhe është e pezulluar nga Federata Botërore. Pikërisht ky ishte rasti, kur Gjoza e drejtoi gishtin nga Odisea Dhima, me të cilin delegacioni shqiptar në atë kohë kishte punuar.

Pirro Dhima u formua si sportist në Shqipëri dhe zgjodhi të përfaqësojë Greqinë pas vitit 1990. Nën flamurin grek mori medalje ari në Barcelonë 1992. Pastaj u ërsërit në Atlanta 1996 dhe në Sidnei 2000. Ndërsa mori një medalje bronzi në Athinë 2004.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *