• |
ide | kryesore

Video/ Goditje e rëndë për kombëtaren, Ismajli nuk ia del: do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë

-Instant, F1, Sport, Video
Ismajli


Problem i madh për teknikun Sylvinho në prag të ndeshjes delikate me Republikën Çeke. Ardian Ismajli do të mungojë bnë të dy ndeshjet e tetorit, pasi rezonanca ka nxjerrë një dëmtim muskulor, që e bën të padisponueshëm. Goditje e rëndë, me brazilianin që tani duhet të formojë një dyshe të re qendre.

Departamenti i Komunikimit në FSHF sqaroi se mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim, por pas vizitës nga stafi mjekësor kuqezi është konfirmuar pamundësia për të luajtur. Futbollisti ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit me Empolin. Pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë. Kështu, Ismajli është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual.

NIS GRUMBULLIMI

Kombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë. Lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa të tjerët do të kompletojnë grupin sot. Gjatë të dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli.

Lexo më tej: Sylvinho pa ‘doreza’, nga Abrashi i shkurtër, te pankina për Brojën: “Çekia një finale, llogaritë në nëntor”

Ndërkaq, grupi i lojtarëve që ishin të pranishëm këtë të dielë ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore pa ngarkesa fizike në fushën e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij. Kombëtarja do të zhvillojë një seancë të plotë vetëm sot pasdite duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024. Ndaj Çekisë, do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 12 tetor. Më datë 17 tetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë edhe ajo në stadiumin e kryeqytetit.

https://youtu.be/Z1STxq798-Y


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *