• |
ide | kryesore

Çifti hero i luftës në Izrael/ Fshehën binjakët e tyre 10 muajsh, para se të vriteshin nga sulmi i Hamasit

Lajme, Të fundit



Dramat njerëzore që po dalin në dritë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë 900 izraelite, vazhdon të prodhojë histori nga më tragjikët.

Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, me protagonistë tragjikë një çift 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të vriteshin nga terroristët e Hamasit .

Sipas diplomatit izraelit Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.

Çifti 30-vjeçar “luftuan me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.

“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit.



5 Comments

  1. Po. Na shkrite fare tani me keto historite si neper filma. Nuk e besoj kurre qe Hamasi donte te vriste foshnjet. As ISIS-i nuk e ka bere nje gje te tille. Ka shume mundesi qe Hamasi donte ti merte pengje kto trimat, keto kane rezistuar dhe jane puthur me milon.
    Shume interesante eshte Bota perendimore, vriten 2 çifute dhe behet lajm Boteror ndersa vriten 200-300 Palestineze dhe se rruan trapin njeri…
    Jane vrare mijra femije palestinez nga Izraeli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *