• |
ide | kryesore

Detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Paparazzi



Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.

Dyshja thuhet se po “argëtohen” duke u njohur me njëri-tjetrin. “Ata kanë gjëra të përbashkëta, kështu që është e mundur të shihet përparimi”, tha një burim për People të hënën. “Të dy kanë fëmijë, karrierat, orare të ngjeshura dhe e kuptojnë se si është jeta në këto rrethana. Ka një tërheqje mes tyre.”

Hadid, e cila ndan vajzën 3-vjeçare Khai me Zayn Malik dhe Cooper,i cilindan vajzën 6-vjeçare Lea de Seine me Irina Shayk, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë javën e kaluar. Dyshja u fotografuan duke shijuar një darkë në Via Carota në Manhattan, pas së cilës u larguan së bashku me të njëjtin automjet.

Më pas me sa duket u nisën nga New York City për ca kohë vetëm së bashku, pasi paparacët i panë ata duke mbërritur në qytet të shtunën me makinën e aktorit të “Silver Linings Playbook”, Mercedes-Benz të mbushur me bagazhet e tyre.

Hadid dhe Malik,u ndanë në tetor 2021. Ajo ishte e lidhur së fundmi me mikun e Cooper, Leonardo DiCaprio. Ky i fundit ka vazhduar me modelen Vittoria Ceretti. Ndërkohë, Cooper dhe Shayk, u ndanë në qershor 2019. Aktori i “A Star Is Born” ishte për herë të fundit në lidhje me Huma Abedin./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *