• |
ide | kryesore

Izraeli rimerr kontrollin e kufirit me Rripin e Gazës

Lajme, Planet
Izraeli


Izraeli ka rivendosur kontrollin mbi kufirin e tij me Rripin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë u shpreh në një deklaratë për shtyp se nuk ishte regjistruar asnjë infiltrim i mëtejshëm në 24 orët e fundit dhe se nuk kishte dëshmi të tuneleve ndërkufitare, sipas radios së ushtrisë, raporton Sky News.

“Duke parë nga jugu, ne kemi rivendosur pak a shumë kontrollin e plotë mbi gardhin kufitar. Shpresojmë se në orët e ardhshme do të jetë përfundimtar,” tha zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Richard Hecht. Ai shtoi se forcat izraelite kanë siguruar komunitetet përreth kufirit dhe kanë përfunduar pothuajse evakuimet në zonë.

Më tej, ai shtoi se gjatë natës pati dy përleshje të vogla në komunitetet Sa’ad dhe Kissufin. “Ne jemi duke e fokusuar ofensivën tonë në Rripin e Gazës dhe sulmet tona ajrore,” tha ai.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *