• |
ide | kryesore

“Mirupafshim Zekic”: Partizani zyrtarizon 100 mijë eurot e shitjes së teknikut te Osijek

-Instant, F1, Sport
Osijek



“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić”. Komunikata e klubit të Partizanit, zyrtarizon atë që ishte lajmëruar një ditë më parë nga mediat kroate. Osijek ka paguar tashmë dëmshpërblimin prej 100 mijë euro, për të liruar nga kontrata teknikun. Zekic, për arsye familjare, kishte kërkuar të vazhdonte profesionin afër familjes së tij. Nga këtu lindën negociatat e Partizanit me klubin kroat, me të cilin gjeti dakordësisë për transferimin e Zekić.

FJALËT QË LAJMËRUAN LAMTUMIRËN

“Kur erdha këtu, kam ardhur me zemrën e hapur dhe që në momenti i parë ishte e qartë që do të kisha marrëdhënie të mirë. Kam disa probleme personale, por nuk dua të them asgjë më shumë, do flas me Gazin dhe do të vendosim për të mirën e Partizani dhe si të zgjidhim këtë situatë tani”. Fjalë që Zoran Zekic i tha në përfundim të ndeshjes së fituar jo pa drithërima, 4-3 me Kukësin e vendit të fundit. Fjalë që lajmëronin qartazi divorcin dhe ai nuk vonoi.

KTHIMI I DJALIT TË SHTËPISË

Mediat kroate zbuluan detaje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes së krijuar. Sipas “sportske.jutarnji.hr”, pas bisedimeve mes presidentit Gaz Demi, teknikut Zekic dhe përfaqësuesve të Osijek të kuqtë pranuan ta prishin marrëveshjen përkundrejt një shume prej 100 mijë eurosh. “Nuk ka më pengesa që Zoran Zekić të mund të ngjitet për herë të dytë në pankinën bardheblu. Osijek ka blerë lirinë e Zeka, duke i paguar Partizanit 100.000 euro dëmshpërblim dhe e ka zgjidhur situatën” shkruan gazeta kroate. Në anën tjetër, Osijekexpres i bën eko: “Trajneri më jetëgjatë i NK Osijek po kthehet! Te NK Osijek! Zekic do të marrë vendin e Tomas në pankinën e Osijek. Stjepan Tomas u shkarkua dhe Zoran Zekić kthehet te Osijek”.

KUSH DO TË DREJTOJË SKUADRËN?

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, drejtimin e skuadrës do ta vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj. Ish-sulmuesi do të mbështetet nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.
Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *