• |
ide | kryesore

SPAK nis hetimet/ Kokaina e sekuestruar nga policia mund të jetë vjedhur në magazinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Një grup i fuqishëm kriminal ka planifikuar të grabisë sasitë e mëdha të kokainës së sekuestruar nga policia dhe që ruhej në laboratorin e saj të kriminalistikës. Kjo del nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY dhe Encro-chat. Në momentin që e kanë konsideruar të vështirë grabitjen me dhunë, ky grup kriminal dyshohet se e ka vjedhur kokainën duke korruptuar zyrtarë të policisë. Nisur nga këto dyshime SPAK ka nisur verifikimet për të verifikuar nëse kokaina që mbahet në laborator është e tillë apo është zëvendësuar me miell apo niseshe.

Gazetarët Eni Ferhati dhe Klodiana Lala thanë në emisionin “Opinion” se SPAK ka dyshime që shënjestra e grabitjes të ketë qenë sasia prej 613 kg kokainë e sekuestruar në vitin 2018 në magazinën e “Arbri Garden” dhe që ruhet në laboratorin e policisë. Dyshimet e SPAK nisën pas zbardhjes së personazheve të botës së krimit.

“SPAK mbi bazën e disa të dhënave të marra nga komunikimet në EncroChat dhe në SKY është duke hetuar nën dyshime të mundshme se grupet kriminale në bashkëpunim me zyrtarë të policisë kanë ndërhyrë në laboratorin kriminalistik të Policisë së Shtetit për të hequr prej andej dhe për të marrë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara që nga viti 2018.

E mbani mend drogën e Arbër Çekajt? 613 kg kokainë që u sekuestrua në magazinat e Arbri Garden. Ajo është mbajtur dhe ruajtur në laborator sepse bëhen analizat dhe nuk është asgjësuar derisa të mbarojë procesi gjyqësor.

Ka rezultuar një bisedë në EncroChat dhe në SKY dhe ka dyshime të forta… dhe nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do të jetë një ndër skandalet më të mëdha që do përfshijë Policinë e Shtetit pasi dyshohet që në momentin kur trafikantët kanë dështuar për ta grabitur drogën brenda laboratorit, kanë punuar me mekanizma të tjerë për ta zëvendësuar me miell, niseshte etj. Del në përgjime që ata do të grabisnin 613 kg kokainë” – tha Lala.

“Në SKY ka një bisedë ku synohet kjo. Është si një skenar filmi hollivudian. Grabitja nuk ka ndodhur. Një individ shumë i lartë i botës së krimit është shprehur në SKY që “të godasim drogën e sekuestruar nga policia”. Droga ndodhej në Institutin e Policisë Shkencore në magazina dhe ruhet nga forca policie. Donin ta vidhnin për veten e tyre. Vlera e saj shkon ndoshta 10 milionë euro dhe ndoshta dhe më shumë. Ideja e tij ishte ta grabisnin me dhunë, me armë. Grabitja nuk ka ndodhur. Cilat janë dyshimet tani.

Dyshimet janë që ky grup kriminal apo ky individ i lartë i botës së krimit ka zgjedhur një mekanizëm tjetër sepse siç duket ka qenë e pamundur për të sulmuar me armë laboratorin shkencor të policisë i cili fillimisht ka qenë tek Garda e Republikës dhe ka disa vite që ka kaluar në Sauk në ish-Ambientet e Policisë Ushtarake. Dyshimet tani janë që ky grup kriminal ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta vjedhur drogën.

Si? Duke e hequr nga andej me ndihmën e zyrtarëve të policisë, pasi pa ta nuk mund të bëhej, duke e zëvendësuar me ndonjë medikament të ngjashëm me kokainën. SPAK po e verifikon këtë. Ka marrë një sasi të kësaj droge dhe po analiza në laborator për të parë nëse droga që ruhej është kokainë, në çfarë përqindjeje është apo është zëvendësuar me miell, niseshte apo me një drogë me cilësi më të ulët” – tha gazetari Eni Ferhati.

“Kjo bisedë është bërë nga 2019 deri në 2021. Kjo është koha që dyshohet të ketë ndodhur” – tha Klodiana Lala. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kokaima eshte zevendeduar me niseshte, por nuk e kane mare bandat.
    Te gjithe kokainen e ka thithur me humde palla e gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *