• |
ide | kryesore

Biznesmeni Lul Morina në SPAK: I dhashë borxh Sajmir Tahirit!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka çuar në ambientet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina, raporton Oranews.

Mësohet se ditën e hënë ai ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, burimet thanë se, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.

Sipas tij, huaja është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.

Pas kësaj dëshmie të shkurtër, Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonin (Ora News)



7 Comments

    1. Cfare koincidencash, babI i Tahirit bente tregeti ilacesh te vjedhura ne spitalet italiane, i biri i “shiste “makinen trafikanteve kusherinj, e shoqja mer kafet e biznesmeneve “borxh”. Dhe s’ka si mos te ishte ministri “model” i Rames.

  1. Marrja e borxhit ne shqiperi e kudo eshte normale. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Por “kleçkat e vogla” lindin tek fakti qe borxh marrin ata qe skane mundesi te mbyllin muajin ose qe kane shume para neper duar por per momentin nuk i ndodhen aq sa mund ti duhen. Dhe shuma 100 mije euro eshte dhene ne kohen qe ky “borxhliu” ishte minister i ‘perbrendshem’.
    Pytje nga salla:
    1. A “shkelyhen” 100 mije euro borxh me rroge shteti ….. ?
    2. A e ka “shkely” borxhin ky qorri dhe nese po per sa kohe ????
    3. Nese nuk e ka “shkely” borxhin akoma, si do e “shkelyje” tani qe eshte pa pune dhe veshtire se do gjeje pune “ashtu siç e do vete ai” ?????

  2. Kollaj të japësh 100 mijë € borxh!!!Në Shqipëri s’të jep vëllai 1 mijë pa qenë i sigurt që do t’i kthehen.Pastaj mund t’i japësh një zyrtari me rrogë shteti është e dyshimtë. Nëse ja ka dhënë që para se të fitonte PS në 2013 ka pasë sigurinë që jo vetëm do t’i kthehej por do kishte lehtësira metodë e korrupsionit që filloi që në fillim e vazhdon akoma. Dhe siguria ishte vjedhja ,kanabisi e trafiku i drogave të tjera, bashkëpunimi i rilindasve dhe sigurisht i Tahirit me krimin siç ju vërtetua.

  3. U harrua TAHIRI PO HARROHET Ahmetaj PO RRAMA ore!!! Cfare prisni pas perdorimit te McGonigal si asgjesues I kundershtareve POLITIKE ??? Do e lini investigimin per vitin tjeter ?? PO sikur… LARG qofte , afer qofte…ptu ptu!!! ju thafte goja ju lumte GOJA !!!Cfare do beje ASPAKU??
    SHUME E KOKLAVITUR NGJARJA , NGJARJET ,… PYESNI ORE THEODHORI SOLLAKUN !! AI PER NJE KRIMINEL DROGE VRASES TE DISA PERSONAVE MORI VETEM 150 MIJE EURO DHE VRASESI DOLI I PAFAJSHEM
    ( PARA disa vjetesh Kur Euroja ishte 12 here me e larte se sot) JETON NE DUBAI DHE KA , MIJERA E MILIONA PRONA E PARA NE BOXE NE SHTEPINE KU JETON I ATI … PRANDAJ BANKAT PO MERZITEN … Mundet theodhoriu te behet I penduar I DREJTESISE ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *