• |
ide | kryesore

Broja humbet Çekinë, lajm i keq për Sylvinho: “Më vjen keq, por nuk ia doli”

-Instant, F1, Sport, Video
Broja



Nuk është e thënë që braziliani të ketë në dispozicion sulmuesin e Chelsea, Armando Broja. 22 vjecari nuk ia ka dalë dhe konfirmimin tekniku Sylvinho e ka dhënë në konferencën për shtyp. Lojtari vuante nga dhimbja në gju dhe, pasi u stërvit i diferencuar, u mendua se mund të ishte për ndeshjen. Përkundrazi, Sylvinho ka pohuar se Broja i është dorëzuar dëmtimit.

“Për fat të keq Broja nuk ia del – tha tekniku Brazilian -. Ai ka një dëmtim dhe nuk mund të luajë sepse e shqetëson. Doktori ka qenë në në kontakt me Chelsea kanë folur bashkë dhe me vjen keq për futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë (Bare). Të tjerët janë të gjithë në rregull”.

Për Brojën rikthimi si titullar me Fulham në Premier League, pas një viti dëmtim u shenjua nga goli i parë, por edhe nga një dëmtim i ri. Pochettino pas ndeshjes tha se lojtari nuk kishte asgjë serioze dhe se doli nga fusha si masë parandaluese. Por në ndeshjen tjetër të kampionatit, Broja luajti vetëm 45 minuta dhe u zëvendësua, i pamundur për të dhënë maksimumin. Dëmtimi është ndjerë edhe në grumbullimin e kombëtares me sulmuesin të detyruar të tërhiqet.

Lexo më tej: Video/ Broja e Bare stërviten të diferencuar, mbërrin Gjasula: Sylvinho përzien kartat

Broja nuk ka luajtur asnjëherë nën urdhërat e teknikut Sylvinho dhe është një periudhë shumë delicate e karrierës së tij, pikërisht në kohën kur pritej të shpërthente. Në këtë pikë, Cikalleshi e Daku janë dy qendërsulmuesit në dispozicion të brazilianit.



1 Comment

  1. boll se na cate karin

    portugalia e fitoi evropianin kur ronaldo doli nga fusha

    e dime qe do te fitoni dhe mos na cani karin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *