• |
ide | kryesore

Izraeli me kabinet lufte

Arkiva, Të fundit
Izraeli me kabinet lufte


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri kryesor i opozitës kanë rënë dakord për të formuar një qeveri emergjente.

Udhëheqësi i opozitës Benny Gantz, i cili më parë shërbeu si kreu i ushtrisë dhe si ministër i mbrojtjes, do t’i bashkohet qeverisë.

Të dyja palët ranë dakord për të formuar një kabinet lufte të përbërë nga Netanyahu, Gantz dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant.

Vendimi u mor pas një takimi këtë të mërkurë në Tel Aviv, i cili zgjati gjysmë ore.

Qeveria do të ketë si detyrë miratimin vetëm të projektilgjeve që kanë të bëjnë me luftën.

Marrëveshja shënon një ndryshim dramatik në rreshtimet politike izraelite, edhe pse është e përkohshme.

Gantz kishte bërë thirrje para nisjes së luftës që kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të gjykohej për korrupsion dhe kapjen e sistemit të drejtësisë.

Grantz iu bashkua thirrjes së Netanyahut pas situatës së krijuar pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Lideri i opozitës ka bërë presion në takim për një kabinet lufte me “influencë të vërtetë” mbi menaxhimin e luftës.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *