• |
ide | kryesore

Shqipëria tërheq vëmendjen e Reuters: nga Asani te Çekia, Sylvinho zbulon filozofinë fituese

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Sylvinho e ka magjepsur Shqipërinë që kur u bë trajner i kombëtares kuqezi në një lëvizje befasuese në janar. Ish-mbrojtësi i Arsenal, City dhe Barcelonës synon t’i drejtojë “Shqiponjat” më pranë një vendi në Euro 2024, kur të presin Republikën Çeke të enjten. Kuqezinjtë kanë qenë një nga surprizat më të mëdha të kualifikueseve dhe kryesojnë Grupin E me 10 pikë nga pesë ndeshje. Shqipëria është përpara çekëve që kanë tetë nga katër, pas një fitore imponuese 2-0 ndaj Polonisë së Robert Leëandoëski në shtator. Ecuria impresionuese e kuqezinjve ka tërhequr edhe vëmendjen e prestigjozes Reuters. Një intervistë me brazilianin Sylvinho, që ka treguar mbi të gjitha filozofinë e tij.

“Ne kemi tre finale përpara dhe duhet të përballemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur deri më tani. Gjithçka fillon të enjten”. Me këto fjalë braziliani nis të shpjegojë rëndësinë e madhe që ka përballje me Republikën Çeke. “Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm. Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese”.

NGA POLONIA TE ÇEKIA

Sylvinho kthen pastaj kokën pas, në atë nisje të vështirë të rrugëtimit në transfertën me Poloninë. “Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje. Por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë se çfarë donim”, kujtoi braziliani, që vazhdoi të shpjegojë filozofinë e tij. “Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i mirë organizuar, të shënojmë gola të mëdhenj, të ndërtojmë lojëra të bukura. Por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Vullneti, guximi dhe qëndrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi”.

ZBULIMI I ASANIT

I pari që ka zgjedhur të jetojë në Tiranë, për sa kohë është nën kontratë me FSHF-në, e diferencon brazilianin nga të gjithë ish-trajnerët e kombëtares. Natyrish një qëllim e kishte edhe kjo zgjedhje: “Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë. Udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme. Nëse nuk do të ishim këtu, ndoshta nuk do të kishim gjetur Jasir Asanin. Janë miliona shqiptarë… që jetojnë në mbarë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë dhe gjetëm Asanin. Na pëlqeu ajo që pamë menjëherë dhe ai ka qenë i mrekullueshëm për ne”.

Lexo më tej: Video/ Broja e Bare stërviten të diferencuar, mbërrin Gjasula: Sylvinho përzien kartat

Algoritmi i database të FSHF shfaqet sërish në vëmendje, por para të gjithash është mentaliteti dhe fryma që ka sjellë Sylvinho në kombëtare: “Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet, projektin dhe strukturën që po ndërtojmë të flasin për ne dhe të prekin zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit. Në këtë mënyrë ata do ta ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”, e mbylli Sylvinho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *