• |
ide | kryesore

Skandal i ri te Juventus, Fagioli nën hetim për baste në platforma të paligjshme: rrezikon 3 vjet dënim

-Instant, Sport
Fagioli


Pas natës së gjatë të festës, vjen zgjimi i vrazhdë. Duket sikur vërtetë nuk ka paqe për Juventus. Një tjetër çështje jashtë fushës, që përfshin klubin bardhezi, e ka të bëjë me Nicolò Fagioli. Mesfushori i Juventus, i lindur në vitin 2001, është në fakt nën hetim nga Prokuroria e Torinos. 22 vjeçari dyshohet se ka vënë bast në platforma të paligjshme, diçka e ndaluar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive. Nëse vërtetohet kjo shkelje mund të çojë në një përjashtim deri në tre vjet ose më shumë (plus një gjobë prej 25 mijë euro e lart).

Kumari nuk është krim (por i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian, red.). Neni në fjalë specifikon ndalimin “për subjektet e sistemit federal, për drejtuesit, për ortakët dhe anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional. Këta nuk mund të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA”.

Lexo më tej: U largua i pakënaqur, Pirlo bën prapaktheu: “Do të kthehesha te Juventus, Fagioli pasuesi im’

Hetimi nga Prokuroria e Torinos, raporton La Stampa, ka nisur prej muajsh. Edhe prokuroria e FIGC-së është në dijeni për procedurën, e sinjalizuar nga avokatët e vetë lojtari juventin më 30 gushtin e kaluar. Tani bëhet fjalë për tu siguruar nëse Fagioli ka vënë vërtet bast dhe mbi të gjitha për çfarë. Dhe e ardhmja e tij si profesionist mund të varet nga këto përgjigje.

FAGIOLI ËSHTË MARRË NË PYETJE

Lojtari i Juventus, Nicolò Fagioli, tashmë është marrë në pyetje nga prokuroria federale e FIGC. Kështu ka mësuar LaPresse për rastin e mesfushorit bardhezi të hetuar nga prokuroria e Torinos. Në bazë është një hetim për baste në platformat e paligjshme online. Për këtë arsye, prokuroria federale është njoftuar dhe tashmë po punon për rastin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *