• |
ide | kryesore

Akuza ndaj Shakira-s pas videos virale

Paparazzi



Shakira gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë një artiste që ka qenë e afërt me fansat e saj.

Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon këngëtaren duke shtyrë një grua. Në klipin, për të cilin nuk dihet as origjina dhe as konteksti, shihen disa persona në pritje të kolumbianes.

Disa policë rrethojnë zonën, por një zonjë arrin t’i afrohet shumë këngëtares dhe e regjistron atë me celular. Ky është momenti kur Shakira duket se e largon, duke e kapur për krahu, para se t’u afrohet disa fansave të tjerë duke buzëqeshur.

Videoja e diskutueshme që qarkullon në TikTok është bërë virale dhe ka nxitur reagime të shumta.

Disa njerëz e kanë cilësuar artisten të vrazhdë: “Ka lënë një përshtypje të keqe duke pasur parasysh se ajo shfaqet si divë”. “Unë e dua Shakin por ishte shumë gabim nga ana e saj”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Ndërsa disa nuk ishin të kënaqur me sjelljen e Shakiras , të tjerë i dolën në mbrojtje. “Ne ende e duam Shakirën, ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken”, ka postuar një fanse. “Mos krijoni dramë kjo nuk është asgjë”, ka postuar një tjetër.

Disa besojnë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, sipas El Tiempo. Megjithatë, duket se fansja ka qenë brenda ndërtesës që Shakira ka lënë, që do të thotë se ata mund të jenë takuar më parë, pasi ajo ndodhet në anën tjetër të barrierës së policisë dhe nuk shqetësohet aq shumë pasi këngëtarja e shtyn./Lapsi.al

@miriamlasalvaje

Que piensas ustedes la empuja o no? #shakira #asino #nosevale #video #viral #viralvideo #viraltiktok

♬ Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53 – Bizarrap & Shakira



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *