• |
ide | kryesore

Muja rrëfen ndjesinë për golin e anuluar ndaj Çekisë

Arkiva, Sport
Muja



Arbnor Muja, sulmuesi i Shqipërisë shprehu keqardhje për golin e anuluar, në fitoren 3-0 ndaj Çekisë.

“Goli i anuluar? Jam i lumtur për fitoren se vuajtëm shumë, goli do të ishte qershia mbi tortë, por prapë jam i lumtur. Ka qenë një fantastik për mua duke luajtur edhe në Champion League, për kombëtaren falënderoj stafin dhe grupin se ndjehem si në shtëpi dhe prandaj performoj mirë.

Jemi një grup i vërtetë dhe kam liri të shprehem. Kur u anulua goli shkova te arbitrit dhe pyeta edhe stolin nëse ishte offside, u ndjeva pak i zhgënjyer por fituam 3-0 dhe pak rëndësi ka”, – tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *