• |
ide | kryesore

Rama: Shqipëria doli kundër BE për Kosovën, për të dhënë një mesazh të qartë

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur për moslinjëzimin e vendit tonë me deklaratën e BE-së për situatën në Kosovë. Ai u shpreh se veprimi i Shqipërisë nuk ishte akt heroik, por manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh për normalizimin e situatës.

“Nëse agresioni nuk do kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së, ku do dënoheshin organizatorët e ku do kërkohej hetimi ndërkombëtar. Ne nisëm mesazhin për moslinjëzimin me BE, për herë të parë. Dua ta bëj të qartë se një moslinjëzim nuk është një fjalë goje, por një vend kandidat që kërkon anëtarësimin të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet me politikën e jashtme. Nuk është as akt heroizmi por kundërshtie. Kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i së cilës është më i dëgjuar e më i respektuar në rajon, kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i papritur i Shqipërisë, ishte një manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh të qartë për peshën e asaj ngjarje, për normalizim”- tha Rama.


11 Comments

  1. Kundër Europës kur Europa e dì mirë kush është Serbia e Vuçic. Je që je kundër Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve si tradhëtari më i madh në tërë kohrat e egzistencës të shtetit Shqiptar.

  2. Vazhdon propaganden me kundershtimin qe bani BE-se per te “La’ mutin me shurre”.
    Mashtrues I neveritshem,klloun-karaxhoz.
    Hahaha… kot perdridhesh si kurve,Kosovaret tashme te njohin.
    Je ANTI VERIOR , ANTIKOSOVAR.
    A N T I S H Q I P T A R

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *