• |
ide | kryesore

Rezoluta për Kosovën/ Rama: Propaganda ka helmuar politikën shqiptare

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te rezoluta e paraqitur nga opozita për Kosovën, nuk u kursye me ironitë.

Rama tha se ishte momenti i tij për të thënë troç gjërat që mendon për Kosovën.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në një drejtën e saj, por të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulësen, të gjitha rrugët e komunikimit, ambasadorët e vetë, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua. Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE të miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik. Cili është qëllimi i një nisme të tillë! Përtej audiencave. Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë dhe herë kundër viktimave të Milosheviçit. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancë së shkuar me akuza për tradhti dhe tradhtar. Botës demokratike jo një herë. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi, planeti non-grata. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm. Në fund të fundit, ky është rasti që të shtjellojë gjerësisht dhe troç të vërtetat e mija për Kosovën në udhëkryqin e saj, duke u nisur nga agresioni në Banjskë.”, tha Rama.



14 Comments

  1. kemi shpetuar njehere e mire nga ai non grata pasi te gjithe e kemi kuptuar keqdashesine e tij kundrejt shqiptareve

  2. opozita nuk le rast per ti dale kunder qeverise, turp qe perdorin ceshtje si lufta ne Kosove. po ca te presesh me shume nga ato dele

  3. Qe do te thote ti je nje gjarper helmues per politiken ne Shqiperi dhe ne menyre ne Kosove,apo zotrote nuk ben propagande? Ti pallosh ke helmuar jo vetem politiken,por edhe shoqerine me dhe te gjitha ambjentet ku ka frym njerezore me patronazhistet o narcist ! Koha do ta vertetoj se ne ke ane te histirise je ti o tradhetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *