• |
ide | kryesore

Teksti i plotë, çfarë thotë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lapsi.al zbardh rezolutën e plotë të miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën. Rezoluta mori 101 vota pro dhe vetëm një abstenim. Pas presionit të opozitës, mazhoranca u detyrua të kërkonte hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist serb në Banjskë. Të njëjtën gjë kërkoi edhe Kuvendi i Kosovës.

Më poshtë rezoluta e plotë

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

• Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;

• Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

• Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.



6 Comments

  1. Jorgo, keta jane ditebardhe qe jetojne si veshka ne mes te dhjamit, por ditezinj jane populli qe
    i mban keto shushunja qe po i pine gjakun , qe hartojne ligje kunder popullit dhe miratojne ligje
    ne favor te vet si ai i dyfishimit te rrogave. Si nuk doli nje as nga pozita as nga opozita e te
    thoshte jo, une nuk e marre rrogen dyfish me nje te rene te lapsit, kur te ardhurat e qytetareve
    jo vetem nuk jane rritur por perkundrazi per shkak te rritjes se cmimeve jane ulur ndjeshem.
    Keta kush me shume e kush me pak jane aty sic thoshte Fishta vetem se nuk eshte dikush qe
    ti shtroje ne hu.

  2. Po nga gjiri i popullit kane dale.

    Popull jane edhe keta.

    Me saktesisht perfaqesues te popullit ne kuvendin e popullit.

    Nuk i ka sjelle dushmani.

  3. Keta nuk i ka sjelle dushmani por jane kthyer ne dushman e shkuar dushmanit, bile

    ka pasur dushman si Austria qe kane pase qellime shume here me te mira per Shqiperine se

    keta dushmananadollaket tane. Po te sjell vetem nje shembull te vogel se c’kane bere

    pushtuesit Austriake ne zonen time ne vitin 1916 ne mesin e Luftes se pare boterore

    -kane ngrit komision dhe kane pajtuar gjaqet duke paguar palet e demtuara.
    -kane blere me paret e tyre token e truallit te shkolles dhe kane financuar ndertimin e saj
    -kane blere truallin per kishen duke financuar ndertimin e saje dhe duke derguar per prift
    ne Ausrti
    -kane blere truallin dhe kane financuar per ndertimkin e postes.

    ndersa sot fale politikave te ketyre dushmano-politikaneve tane fshatrat jane braktisur

    dhe po shkojne drejt shkretimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *