• |
ide | kryesore

Arrestohet 29-vjeçari/ Ndihmonte emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin

Lajme, Të fundit
Sherr në Cërrik, procedohen babë e bir dhe 3 vëllezër


Një 29 vjeçar nga Kruja ka rënë sot në pranga, pasi ishte në kërkim për kalim kufiri të paligjshëm të emigrantëve.

29 vjeçari, banues në Krujë ishte kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Shkon në 10 numri i shtetasve të vënë në pranga, gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Policisë

DVP Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Fazat”, për goditjen e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet dhe ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 10 numri i shtetasve të vënë në pranga, gjatë 24 orëve të fundit, për këtë operacion.

Gjatë periudhës hetimore 6-mujore janë vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht:

U., 29 vjeç, banues në Krujë (kursant për Patrullë të Përgjithshme, në Akademinë e Sigurisë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është bashkëpunëtor me shtetasit e tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

Identifikimi dhe arrestimi i punonjësve të Policisë që implikohen në veprimtari kriminale apo shpërdorojnë detyrën, është shprehje e qartë e vendosmërisë së Policisë së Shtetit, për t’u vetëpastruar që në gjenezë, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve, për të arritur rezultate edhe me të mira në luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar.


1 Comment

  1. Ndihma ndaj emigranyteve eshte nje krim i tmerrshem de duhet denuar deri edhe me burgim

    te perjetshem ndersa vjedhja e qindramilion eurove te taksave te popullit me te varfer te

    europes eshte mision fisnik qe duhet nderuar e promovuar. Sa me shume te vjedhesh me ane

    te pushtetit aq me shume nderohesh e respektohesh, aq me shume shperblehesh me poste

    akoma me te larta. Ky eshte ligji i pashkruar ne albanistanin tone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *