• |
ide | kryesore

Lufta në Izrael, Britania dërgon në Mesdhe dy anije të flotës mbretërore

Arkiva, Planet, Të fundit
Lufta në Izrael, Britania dërgon në Mesdhe dy anije të flotës mbretërore


Britania e Madhe do t’i dërgojë dy anije të marinës mbretërore dhe avionë vëzhgimi në Mesdheun lindor në planin për ta “forcuar sigurinë”, gjashtë ditë pas nisjes së luftimeve në Lindjen e Mesme, që nga sulmi i papritur ndaj Izraelit nga Hamasi.

Avionët do të fillojnë patrullimet të premten për të “gjurmuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, siç është transferimi i armëve për grupet terroriste”.

Gjithashtu do të dërgohen tre helikopterë Merlin dhe forca për operacione speciale e Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike po organizon gjithashtu fluturime për shtetasit britanikë të bllokuar në Izrael. Avioni i parë pritej të nisej nga Tel Avivi të enjten, por që nga mëngjesi i së premtes ai ende nuk ishte nisur.

Duke folur në Suedi të premten, kryeministri Rishi Sunak ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po monitoronte nga afër situatën në Izrael, duke shtuar se janë të shqetësuar për civilët dhe çështjet humanitare.

Kryeministri ka thënë po ashtu se asetet e Marinës Mbretërore do të zhvendosen në Mesdhe gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që të “sigurojnë mbështetje humanitare sipas nevojës”.

Të enjten, ai ka folur me kryeministrin e Izraelit për të riafirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin pas sulmit të Hamasit.


6 Comments

  1. Juve jo 2! Po 20!

    Dhe 40 t’i sjelli Erdoganua Otomanua!

    Se ju jeni pergjegjesit numer 1 te kesaj Corbe!

    1. URIME DHE SUKSESE .POR DICKA NUK SHKON .A MOS VALL TE GJITH PERPARA CDO ANGAZHIMI .TE MENDOJM THELL PER PRITSHMERIT QE TE MOS ZHGENJEHEMI thotë:

      CDO NJERI MBI TOK E DON TE MIREN HAKUN TE DREJTEN E TIJE JETEN TE BUKUREN DHE NUK PRANON PADREJTESIN TI BEHET .CDO NJERI T NGA NE TOKEN ME PASURIT E SAJ PO TI JEPET NUK NGOPET PO PER KAQ SA JEMI SMJAFTON AS GJITHSIJA..KJO ESHTE NJERZORE .KURSE AI QE NA KRIJOJ JETEN SPROV I PERCAKTOJ GJITHCKA SIPAS VULLNETIT VET. JO DESHIRES SON AI NA KESHILLON TE FRENOJM EGON DUKE PASTRUAR SHPIRTIN ATE CFAR DUAM PER VETE TA DUAM EDHE PER TJERET .ME ANGAZHIMET FJALET VEPRAT TONA TE ANGAZHOHNA VETEM TEK E MIRA SI THOT AI QE E KRIJOJ JO NE QE SDIM ASGJE SI FUNKSIONON DHE KY ESHTE SHKAKU QE NE SOT VUAJ DHE JEMI VEN TOTALISHT KUNDER VULLNETIT TON KU ME SHPIRT DUAM VETEN DHE ME GJYMTYRE PO E SHKATRROJME VETEN SEPSE ANGAZHOHEMI NE SHKARRIMIN E TJETRIT MIRPO AI QE ME URTESI GJITHCKA KRIJOJ E KRIJOJ QE ANGAZHIMIN SEJCILI NGA NE TI FUNKSIONOJNE OSE PER VETEN E TIJE DOBI NESHE ESHTE I DREJT OSE KUNDER VETES TIJE NESE ESHTE I PADREJT TASHME NE SHESH PRAKTIKISHT SEJCILI DO VJELIN RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT VET ME HAK TE KRIJUAR NGA ZOTI BOTNAVE POSACERISHT PER TE PERSE E BERA KOMENTIN SI DOBI DHE MIRSI PER NJERZIT QE PERPARA SE TE ANGAZHOHEN NESE DUAN SUKSESE QE TE MOS ZHGENJEHEN TE THELLOHEN DHE VEPROJN PERSHTATESHEM ME MENYREN SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE VET SUKSESI SE MUA DO ME VINTE KEQ TE SHOH GRUPE TE MEDHA NJERZORE QE NDJEKIN RRUGET E HUMBJES NE VEND TE SUKSESIT DHE TE NA BEHEJ KOSTO EDHE NE KUDO NE CDO CEP TE GLOBIT DHE NESE DO KISHTE NDJEKUR RRUGEN E DOBIS SUKSESIT DO KISHIM DOBI GJITH PJESA TJETER E BOTES UN KAM TE DREJTEN TA BEJ KOMENTIN MBASI PO SHPREHI NATYRALITETIN TIM NJEJT ME TUAJIN KU TE GJITH DUAM DOBIN JO DEMIN

    2. Nuk iu pergjigjem komunikimeve ne Shkronja te Medhaja te Shtypit pasi me shqetesojne shikimin.

      Faleminderit gjithsesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *