• |
ide | kryesore

VIDEO/ Festa e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të madhe ndaj Çekisë në “Air Albania” dhe tashmë është me një këmbë në Kampionatin Evropian për herë të dytë. Kombëtarja shqiptare shkëlqeu dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.

Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”. 

Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre. “3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, – shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.



4 Comments

  1. I pa emer e shkruan mire shqipen dhe shprehjet jam dakord duke petfshire dhe personalitetin tuaj ne kte rast te pa emer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *