• |
ide | kryesore

Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman

Lajme, Të fundit
edi rama



I ftuar në podkastin ‘Inside Albania’, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi. I kritikuar shpesh për idetë e tij për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në një nivel konference si dhe propozimin e tij për Bashkësinë e Komunave Serbe, kreu i ministrave tha se krerët e shteteve duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin dhe të lënë të shkuarën pas.

Ajo që ne kemi bërë deri më tani si komunitet shqiptar qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, na ka mësuar shumë qartë se kemi bërë gjithë këto arritje duke u qartësuar se në cilin krah jemi, me kë bashkëpunojmë ngushtësisht dhe cila është mënyra jonë për t’u përmirësuar si faktor shqiptar brenda vendeve tona dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Rruga është shumë e qartë. Puna e palodhur drejt paqes, prirja drejt së ardhmes dhe të mos mbeturit peng i të shkuarës. Ne nuk i japim leksione miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj si ata duhet ta shohin botën. Por kemi një bashkëpunim konstruktiv me ta dhe i qëndrojmë gjithnjë pranë. Kështu ja kemi dalë deri më sot. Çfarë ka këtu për t’u çuditur? Më e rëndësishmja, Serbia e ka humbur luftën. Kosova e ka fituar luftën. Historia ka treguar se kush ka humbur luftën nuk është i interesuar për paqen. Ndryshe nga ai që e ka fituar luftën,” tha Rama.

Kryeqeveritari nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë.

“Nuk kemi planifikuar diçka të tillë, nuk e parashikoj. Çdo gjë mund të ndodhë. Në situata të tilla ku të gjithë flasin me njëri-tjetrin. Nëse ka një hapësirë ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës që do të jenë këtu, do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë,” deklaroi ai.

Për Ramën, Kosova duhet të këmbëngulte për zbatimin e planit franko-gjerman, për të arritur atë që synon: njohjen përfundimtare.

“Plani franko-gjerman është ujdia më e mirë që Kosova mund të marrë, sepse është njohje de facto. Është propozim tolerant dhe i hap rrugën njohjes nga të tjerët. Përse nuk e nxisin ata? Përse nuk këmbëngulin? Përse Kosova nuk është pala që t’ju kërkojë të gjithëve që ky propozim të bëhet? Në politikë dhe në zgjidhjen e diçkaje që është në interesin tënd, nuk është asnjëherë ide e mirë të fillosh të gërmosh në mendjen e tjetrit. A është tjetri vërtet i interesuar? A e do ai vërtet diçka? Ndoshta jo dhe nëse do të hiqnim fuqitë e mëdha që janë me ne dhe do ta imagjinonim dialogun vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë Serbia ndoshta nuk do të ishte ulur farë në tryezë, por do të kishte bërë diçka krejt të çmendur. Por, realiteti është se kemi mbështetje të fortë që të bëjmë një hap madhor drejt njohjes përfundimtare. Dhe ne nuk po e pranojmë këtë? Përse? Për çfarë arsye? Pyetja nuk është nëse kanë ata interes. Pyetja është a kemi ne interes apo jo? Mendoj se ata e kuptojnë se janë shumë të interesuar që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Si bëhet kjo? Duke humbur vëmendjen dhe duke krijuar situata apo duke bërë që të krijohen situata që më pas të bllokojnë, apo duke u përpjekur të qetësosh gjithçka, të japësh një gjë të vogël në këmbim të diçkaje më të madhe? Mendoj se zgjidhja është kjo e dyta. Nuk është shkencë, është logjikë e thjeshtë,” sqaroi Rama.

Sipas Ramës, nuk ka asgjë të keqe nëse Serbia do të mbështeste financiarisht Bashkësinë e Komunave Serbe.

Serbia e ka humbur luftën. Nuk ka vend të imagjinojë një hakmarrje ushtarake. Ka marrë fund kjo gjë! Kosova është njohur nga një komunitet vendesh që nuk do lejonin kurrë kthimin pas. Kurrë! Çfarëdo që të ndodhë! Kjo e para. E dyta, nëse Bashkësia krijohet sipas kuadrit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe është rezultat i një marrëveshjeje që bazohet aty, atëherë nuk do të jetë një hapësirë që të vijnë njerëz të armatosur dhe të thonë se janë anëtarë të asaj Bashkësie. Do të jetë një hapësirë që komunat të kenë vetë-menaxhim. Të kenë mbështetje nga Beogradi. Pse jo? Kemi komunat në jug dhe lindje të pakicave greke. Ata do të ishin shumë të lumtur nëse Greqia do t’i mbështeste financiarisht. Pse jo? Është e rëndësishme të shohim nga e ardhmja dhe të bëjmë çdo gjë për ta afruar, sesa të mendojmë gjithnjë vetëm për të shkuarën. E shkuara ka kaluar,” deklaroi Rama.

 



41 Comments

    1. Ketij portali me mire tja vene emrin Jorgo Palikari .
      Ai po e mban gjalle , me komente , klikime , debate etj.
      Eshte bere i pa humbshem per komentuesit ketu
      Apo ‘ Lapsi i Jorgo Palikaris” .
      Me e bukur kjo e fundit.

    2. Futini nje trangull ne byth ketij Tradhetari te PABESE SE KESHTU NDOSHTA I MBYLLET GOJA !

  1. Prapë në mbështetje të Serbisë. Po humb epërsinë Kosova!!! Po ku po humb? Në imagjinatën tënde të sëmurë apo të qëllimit të keq që ke për t’i hequr një pjesë të Kosovës për hesap të Serbisë!!! Plani frankogjerman është pranuar nga Kurti po është Vuçic që nuk do. Apo si do bëhesh protagonist duke e ditur mirë që është kështu.

    1. Po pra e ka pranuar Kurti. U bene gati te gjithe ne Oher per planin e zbatimit, dhe buzeviçi e firmosi me llafe, si gjithmone. KM jeni gjysmak dhe flisni aq shume broçkulla ne lidhje me Kosoven dhe Kurtin sa harroni qe keni te beni me nje popull shume politik dhe te lexuar.
      Kurtit i jane versulur pa nda te gjithe qe prej Grenellit. Por kur ka nje Skenderbe shqiptaret e njohin. Mos degjo shume Lizen se eshte ne trip ne boten e çudirave.

      Greqia ka bere qe ne menyre qe te merrte letrat e qendrimit kusherit tim iu desh te shkonte deri tek kerkimi prane shtetit shqiptar te nderrimit te emrit mysliman te babait ne Jorgo.
      Gaboheni nga te katerta anet 🙁

  2. O vulehumbur , na shjego neve injoranteve si mund te besh bisedime me nje pale qe thote un kurre nuk do te te njoh.
    O ne jemi te cmendur o ti je i shitur deri ne palce o hale.

    1. Ha mut ha! Ky nuk eshte budall qe te mos e kuptoje qe Kurti ka nje mbeshtetje qe sillet keshtu, por e ben per lepirje e tradheti bashke!

  3. Ky shkalloi fare.Nese nuk do ishte kryeminister do bente llama- llapa vec ne Facebook pa i a varur njeri.E themi se ne shqiptaret jemi trima,trima ne?!

  4. Dhe plani Franko-Gjerman me sa kam lexuar eshte njohje de facto pa pjesen de jure qe sigurisht qe nuk ka udheheqes serb qe do ta pranonte nese do te donte te vazhdonte te jetonte.

    Shqiptaret qe bejne si trima jane trima leshi per aq kohe sa Milloshevici u dorezua si pasoje e bomnardimeve te forcave te NATO-S dhe jo thjesht si pasoje e luftes se UCK-se.

    Me sa di une Kurti ka qene edhe kundra marreveshjes se Rambujese.

    1. Urdhero, e paska thene vete:

      “Plani franko-gjerman është ujdia më e mirë që Kosova mund të marrë, sepse është njohje de facto.”

      Po ku marrin vesh shqipot o daje?! Shqipot fluturojne me presh n’bythe. Edhe dhi te zgjebosura, edhe bishtin perpjete.

      Plus ku Kurti se c’ka ca aroma Islamike kus kusi. Keshtu qe paralelizmi midis tij dhe Arafatit nuk eshte shume larg situates aktuale.

      Se c’ka dicka prej Komunisi Nacional Islamik Kurti.

      1. O P…….idh robsh Kosova e ka pranu planin franko gjerman shko thuj ati mikut tend ne biligrad o koqe kanari ta pranoj ai

      2. Po jorgo Pal-kari shqiptaret nuk kuptojn por shyqyr qe kane nje shokun tend ne krye Edi Pali-karin qe i qarteson e ,i mbron e ,i ngre taksat e, dhe per keto arsye mendoj qe je personi i duher per bythelepirje te liderit global

    2. JORGO…ti ke gjak serbin ,dhe Shum antar Te PS…per fat re keq,per ndryshe Rama kurren e kurres Nuk do versulet Kosoves ne kete menyre.!Pra per ta kuptu PS eshte si gjithmon kunder Kosoves…!

      1. Une vetem gjak serb nuk kam, por ti ndjehu i lire te delirosh si te duash. Se nuk me plas kari fort.

        Ca ka kundra Kosoves ne ate qe thote Rama?

        Me ndrico pak te lutem se dukesh gje e qute!

        Ca ka kundra Kosoves ne fjalet realiste dhe pragmatiste te Rames qe kerkon te zgjidhi ne terma praktike nje ngerc ne zemer te Ballkanit qe mban peng prosperitetin e gjithe rajonit tone?!

        Alternativa jote cila eshte?

        1. Edi ,me fal Jorgo hik tani se ke dhe takime neser , he xhan . Lere tastieren dhe bej detyren qe gjasme te ka ngarkuar populli me vote . Ne ketu na ke gjithmone kundra teje deri ne vdekje.

    3. Komenti me jorgo palikaris vari karis ka vlera dhe argumentuar qarte,…bravo….., mund te ishe kryeminister dhe ti

      1. Me udheheq 3 milione rrota kari, (perjashto femijet, pleqte dhe femrat)?!

        Jo, faleminderit shume!

        I ngrej kapelen Rames qe eshte aq psiko apo i ndritur sa te marre kete pergjegjesi.

        Ndaj te gjithe duhet t’i qendrojme prane Rames ne kete sipermarrje te cmendur.

  5. O idiot i lindur ,Ki njemij e njeqind problem ne shtetin tend,dhe Nuk ndalesh Duke sulmu Kosoven qe ka ni udheheqje Te veten…! Nale veten o gjeni i shkaut.!

  6. Eshte i squt dreqi. Hedh nga keto shashkat per te bere zhurme e terheqe vemendjen

    nga vjedhjet qindramilioneshe te bandes se tij qeveritare ku pjesen e luanit sigurisht

    dihet ku perfundon. Dhe populli varferohet perdite e me teper dhe kenaqet me luften

    patriotike ne fcbook.

    1. Zemra, po flet kodra pas bregut.

      Nuk e di nga te dalin keto, por zbrit ne toke, informohu!

      Vetem kete vit numri i turisteve do kapi 10 Milionshin.

      S’ka se si te varferohet nje vend qe vizitohet nga 10 Milione turiste.

      Vecse nqs. qytetaret e atij vendi jane rrota kari dhe i hedhin leket nga dritarja.

      1. O pallakaris muti pasi pakan qenë mbi 10 milion turist ku është ekonomia a mos vallë imagjinoni sikur gomsri kur shihte ëndër me ujkun

        1. S’kuptoj cfare ke shkruar.

          Perpara se te shprehesh opinion, meso te shkruash.

          Po c’ke qe merresh me ekonomi ti o zi!

          Ti je akoma tek Analfabetizimi!

  7. Jorgo, po flet me fjalet e natgjatesise. Nuk eshte numri i turisteve bile as rritja ekonomike qe
    percakton nivelin e mireqenies. Bregdeti i Madiveve eshte me i vizituari ne bote por popullsia
    eshte nder me te vrferat ne bote. Po flasim per fakte dhe jo per llafe. te gjithe banoret e
    rrugices time dhe te gjithe te afermit e mij qe nuk kane lidhje me pushtetin jetojne me keq
    ushqehen dhe vishen me keq se para 10 vjetesh, sepse kane pune me pak, sepse cmimet jane
    pothuajse dy here me te larta dhe deri tani nuk ka bujtur asnje turist dhe nuk pritet te vije
    asnje te pakten per 100 vitet e ardheshme. Mbi 400 mije pensioneiste marrin me pak se
    15 mije leke ne muaj e cfare u hyn ne pune atgyre se turistet zbrazin xhepat neper tesortet
    e strategjikeve te rames?

    1. Nuk ka shans qe 10 Milione turiste te mos pasqyrohen ne rritje mireqenieje per banoret e vendit.

      Aq me teper ne nje vend si ky i yni ku ka shume pak hotele me kapacitet turizmi industrial.

      I vetmi hotel prej verteti psh. me kapacitet serioz ne Shqiperi eshte Melia ne Gjirin e Lalezit qe u hap kete vit.

      Fakti qe ka fluks pareje qe kalon dhe qe disa pjese te popullates nuk e prekin, nuk eshte per te vene kujen.

      Avash avash situata do stabilizohet dhe leku do shkoje ne cdo kthine.

      Me duket e pamundur qe komshinjte e tu qe kane nxjerre ambjente ne AirBnB, s’kane marr leke. Eshte e pamundur.

      Vecse nqs. jane analfabete interneti. Por edhe ne kete rast mund te dali neser nje cun apo goce e re aty ne lagje qe ne kembim te nje komisioni te ndihmoje ata qe te kene prezence me te madhe ne internet.

      I dashur demokracia dhe kapitalizmi kane ngjashmerine me te madhe me natyren. Dhe natyra nuk e fal me te dobtin.

      Fakti qe ne shoqerine tone ka nje pjese te dobet qe nuk po e kap valen e lekut nuk do te thote qe ekonomia nuk po zhvillohet.

      Dhe pensionistet qe qartesisht jane te anashkaluar nga kjo qeveri, te mos votojne qorrazi.

      Nqs. Rama nuk iu rrit pensionet, te mos ta fucking votojne.

      1. Nga shkrimi duket si kur oshte tu shkrujt Rame Palikari jo Jorgo Palikaris ose Fuga Palikari,suksese ne jete te treve

        1. Logjika e shendoshe nuk eshte ekskluzivitet i Rames.

          Familjarizohu me llogjiken e shendoshe se do te te hyje ne pune ne jete.

  8. Po pse nuk rri rehat ne fundjave ore i shkrete, kush po te pyet per Kosoven?
    Apo ke hall ta shkretosh si Shqiperine edhe ate?
    Zgjebja jote duhet lokalizuar sa me shume deri ne izolim te plote.
    Qeveria e Kosoves ka kryeministrin e duhur ne kohen e duhur.
    Kurti eshte Intelektual i mirefillte, patriot i thekur, negociator i shkelqyer, njohes i se drejtes nderkombetare dhe qe e do vendin e tij.

  9. Ah 10 mln turistet ! Kush i ka numeruar dhe si ka mundesi qe i eshte mbushur mendja Jorgos qe keta turiste na e kane hequr varferine? Kush ka perfitzuar prej tyre se cdo gje shkon ne gojen e balenes se madhe .
    Jane nje pjese shume e madhe perdorues hashashi, dhe vijne ketu qe te ngopen me te .
    Jane shqiptaret qe levizin larte e poshte neper Europe dhe qe numerohen si turiste.

  10. “……Te japesh dicka te vogel per dicka me te madhe….”Hahaha….
    Prandaj jena ndare ne 5 SHTETE hahaha….
    Jep Qamerine sepse ….terci e verci,Jep Hot e Grude e Ulqin sepse….terci e verci,Jep Kosoven sepse terci e verci,Jep Dibren e madhe e Shkupin Manastirin sepse terci e verci…Hahaha tashti jep Mitrovicen,Trepcen e Ujmanin sepse …..jena mesu’ me fale.
    Dhe or Pashiq ke harru or TRAP se ai komb qe HARRON HISTORINE,ajo i PERSERITET.

  11. Komunat ne jug dhe lindje ne financim nga Greqia? Kryeministri i Shqiperise ky?
    Ky e ka arën e vet Shqiperine dhe e shet si te doje.
    Pazaraxhiu i ndryre i interesave kombetare!

  12. Taulanti ja merr ne goje ulesiut, niko ferkon vrimen, jorgo luan me penis.
    Linditen e qi baba taku dhe baba vanga.

  13. O njerez na hapet barkun me patriotizmin tuaj falls. Filozofi i madh francez Volteri ka thene se
    ka vetem dy popuj, te rrjepur dhe rrjepsa. Rama me te tijte eshte ne popullin e rrjepsave ndersa
    shumica ne popullin e te rrjepurve. Pse po ikin shqiptaret nga Shqiperia si nga nje murtaje ?
    per patriotizem, nga atdhedashuria ?, jo, po ikin se jane te rrjepur , kush po i len pa pune, kush po
    i gjurmon me patronazhista e po i fut neper lista si te padesheruuar te regjimit, kush po u ve
    fadromat dhe po i nzjerr jashte, kush po dyfishon taksen ee baneses, kush po i fut ne burg per
    hicmosgje qe te paguajne qimet e kokes per te dale serbi, greku ? Per ke shkojne taksat tuaja,
    per tu pasuruar Vucici, Mitsotakisi, meloni ? Jo per tu pasuruar e fuqizuar Rama me te tijte, qe
    tua shtojne taksat edhe me shume , qe t’jua bejne jeten edhe me te pamundur qe ju te ikni e
    qe andej te brohorisni o sa mire me kene shqiptar. Atedheu fillon nga shtepia jote, nese dikush
    ta prish ate me fadroma, ai nuk eshte patriot por nje armik qe duhet luftuar me cdo mjet,
    nese nje zyrtar te kerkon para per dicka qe te takon me ligj, ai nuk eshte zyrtari i shtetit tend
    por nje armik qe duhet nzjerre me shqelma nga zyra, nese dikush te tjeterson voten per te
    mbajtur pushtetin ai nuk eshte bashkepatriot por nje armik qe don te perjetesoje pushtetin
    per te te sunduar, per te te vjedhur, per te te rrjepur, nese dikush te fut ne burg per nje kotec
    pulash ndersa per vete krijon pyje me kulla betoni ky nuk eshte patrioti yt por armiku yt.

  14. Berisha alias enver hoxha feston sot 79-vjetorin: Lili dhe fëmijët kanë sakrifikuar shumë!Nato shtoje numrin e ushtareve ne kosove,pas urdherit te rames o shpellkare cecene te salihut

  15. Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman……..Kjo qe po thote rama fsheh nje pabesi,nje poshtersi,te kamufluar.Kush tha dhe ku e shikon rama qe Kurti nuk e pranon planin Franko -Gjerman?Kosova dhe Kurti dhe gjithe populli shqiptare e pranon planin Franko – Gjerman.Ketu ndahet e verteta e Kurtit dhe poshtersia e rames.Kurti e thote hapur:Ne Shqiptaret e pranojme planin Franko – Gjerman komlet ashtu si eshte te pranohet edhe nga serbia e plote ashtu si eshte dhe te zbatohet pike per pike ashtu si eshte ,e te gjitha piket e saj njeheresh dhe nese nje pike e saj nuk zbatohet i gjithe plani Franko – Gjerman bie. E pra ketu eshte pabesia e serbise dhe poshtersia dhe tradhetia e rames,se i kerkojne Kosoves dhe Kurtit zbatimin e pikave qe i intereson serbise dhe vucicit dhe ne vecanti asosacionin e komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves.Pra del sheshit qarte marja e asosacionit dhe te gjitha pikat e tjera te planit Franko – Gjerman hidhen ne koshat e plerave , nga serbia dhe vucici.Rama kete poshtersi dhe tradheti ,qe ti kerkon tja veshesh harbutshe dhe me presion ta beje Kurti,kot mundohesh Tradheti te tille dhe shitje te teritorit Kushtetues te Kosoves, Kosova se ka lene ne doren as te nje njeriut,qofte ky Kurti , pavaresishte se Kurti seshte tradhetar,po se kish lene as ne doren e nje grupi tradhetaresh qe donin ta coptonin veriun e Kosoves dhe ti o rama ishe ne ate koh pjesa e kupoles kryesore te asaj tradhetie ,me baton haxhion dhe mylazim zeket keta perverse tradhetare te felliqut,dhe qe per fatkeqesine e Kosoves,qe nga presioni jot,apo nga papjekuria e tij u bashkua edhe Ashim Thaci kesaj tradhetie ,qe fale zotit su lejua nga shume faktore te brendeshim si eshte populli i kosoves dhe lideret e saj patriote me Kurtin ne krye,si dhe faktori i jashtem ,miqte te vertete te kosoves. Rama boll u bere papagalli i vucicit,kot ja kerkon Kurtit kete tradheti.Eshte populli i kosoves qe ka derdh 100 vjet gjak dhe usa dhe nato ,qe sdo ta lejojne kurre ,me pushtimin serb dhe aneksimin e as nje metri katror te teritorit te sotem kushtetues te KOSOVES nga serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *