• |
ide | kryesore

Repubblica “fajëson” juventinin Fagioli: “Tërhoqi brenda Tonali e Zaniolo për të mbuluar borxhet”

-Instant, Sport
Fagioli



Në lidhje me skandalin e basteve që ka shpërthyer në Itali, e përditshmja La Repubblica është fokusuar në rolin e Fagioli. Sipas hetimit të tyre ai ka qenë një figurë kyçe për përfshirjen e lojtarëve të tjerë në skandalin e basteve të futbollit, si Tonali dhe Zaniolo. Gazeta është përqendruar edhe në shifrat e luajtura nga lojtari i Juventus.

Me kalimin e ditëve po bëhet më e qartë dinamika e skandalit të basteve të futbollit. Sipas rindërtimeve të bëra nga La Repubblica, situata ka perceptuar në këtë mënyrë.

“Nicolò Fagioli kishte luajtur më shumë se një milion euro në harkun kohor të disa muajve. Edhe për këtë arsye, për shkak të ekspozimit bastexhinjve, ai kishte filluar të tërhiqte brenda miqtë e tij futbollistë. Për Sandro Tonali dhe, me sa kuptohet, edhe Nicolò Zaniolo, është ai që përcjell kontaktet e “menaxherëve të basteve” që garantojnë baste në server të sigurt”.

Dy lojtarët e kombëtares italiane janë emrat që janë publikuar deri më tani. Hetuesit, sidoqoftë, po punojnë në bisedat që gjenden në telefonin e Fagioli. Mendohet se mund të gjurmohen emrat e të paktën 10 lojtarëve të tjerë. Sipas asaj që mësohet, frika është se numri do të rritet në ditët në vijim.

Lexo më tej: Skandali i basteve/ Zaniolo e mohon, Tonali pranon ludopatinë: “Vetëm poker e blackjack, kurrë futboll”

PRESION NGA CORONA

Hetuesit donin të kishin më shumë kohë për të konstatuar shtrirjen e basteve dhe përfshirjen e lojtarëve. Por zbulimet e bëra nga Fabrizio Corona kanë ushtruar presion mbi drejtësinë, e cila duhej të lëvizte shpejt.

Vetë Corona thotë se po punon, për herë të parë, së bashku me Prokurorinë. Përshtypja, megjithatë, është se është ai që vendos kohën, duke qenë se sot ka bërë të ditur edhe zbulimin e emrave të rinj. Sipas asaj që mësohet ka emra të lojtarëve të Lazio e Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *