• |
ide | kryesore

SHBA vazhdon përpjekjet diplomatike për të parandaluar përhapjen e krizës në Lindjen e Mesme

Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të krizës që shpërtheu pas sulmit të Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA po bëjnë përpjekje intensive për të siguruar lirimin e pengjeve që ka marrë Hamasi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Sekretari Blinken po kryen bisedime në rajon me qëllim parandalimin e zgjerimit të konfliktit me vende të tjera. Presidenti Joe Biden e quajti krizën humanitare në Gaza një përparësi ndërsa mbajti një fjalim mbi ekonominë në Filadelfia.

“Ne nuk mund të harrojmë faktin se shumica dërrmuese e palestinezëve nuk kishte të bënte me sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe si rezultat edhe ata po vuajnë ”, tha Presidenti Biden.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të premten se kushtet në Gaza janë përkeqësuar tej mase.

“Të zhvendosësh më shumë se 1 milion njerëz nëpër një zonë lufte me popullsi të dendur në një vend pa ushqim, ujë apo strehim, kur i gjithë territori është nën rrethim, është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe, në disa raste, thjesht e pamundur”, tha shefi i OKB-së, Guterres.

Të premten në Izrael, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin demonstroi solidaritetin amerikan me Izraelin pas sulmeve brutale të javës së kaluar nga militantët e Hamasit që e shtynë Izraelin t’i shpallte luftë organizatës që Uashingtoni e cilëson si terroriste. Rreth 3,100 njerëz kanë vdekur në Izrael dhe Gaza.

“Terroristët si Hamasi vënë me qëllim në shënjestër civilët, por demokracitë nuk e bëjnë këtë. Kjo kohë kërkon vendosmëri, jo hakmarrje dhe panik. Tani është koha për siguri dhe për të mos u dorëzuar”, tha Sekretari Austin.

Pas vizitës së tij në Izrael të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Mbretin e Jordanisë Abdullah dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman të premten, përpara se të shkonte në Katar. Ai u pyet nëse ishte i shqetësuar që Izraeli po hakmerrej kundër Hamasit në përmasat e tanishme emocionale, diçka për të cilën më vonë mund të pendohej.

“Ajo që Izraeli po bën nuk është hakmarrje. Izraeli po mbron jetët e popullit të tij dhe po merr masa të sigurohet që kjo të mos ndodhë më”, tha sekretari Blinken. Zoti Blinken tha se SHBA po punon me organizatat ndërkombëtare dhe partnerët në rajon për të krijuar ato që ai i quajti “zona të sigurta” për civilët palestinezë./VOA



1 Comment

  1. SIKUR TE GJITH TE FUQISHMIT TE PRANONIN PUSHTIMIN E NJE VENDI SI VETMBROJTJE TE GJITH DO SULMONIN NJERI TJETRIN PER SHKAQE INTERESI NE EMER TE VETMBROJTJES thotë:

    PERDERISA FLITET QE EGJIPTI KA NJOFTUAR IZRAELIN PER NJE SHPERTHIM TE MUNDESHEM .DHE PERDERISA NJE SHTET KAQ I FUQISHEM SI IZRAELI PERBALL NJE SHTETI KRAHASUAR ME IZRAELIN NJE ZERO .DHE PERDERISA IZRAELIN E KRIJUAN NE PALESTIN DHE E PUSHTOJ ATE .LIND PYETJA E KUJT ESHTE E DREJTA VETMBROJTJES E SHUSHTUESIT APO TE PUSHTUARIT NESE BEHET BILANC VIKTIMASH NDER VITE ME TE SHUMTAT JAN PALESINEZE IZRAELI NE ASNJE RAST NUK DEL VIKTIM. NESE SEJCILI PREJ JUSH DON TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE SPRANONI PADREJTESI TU BEHET SI DO KISHIT RAGUAR JUVE NESE TJA BENIN TJERET CFAR U BERI AI.KU ESHTE PAR NDONJEHERE QE TJETRI TE MOS REFLEKTOJN PADREJTESIN SI MUND TE MENDOHET SE KAQ LEHT MUND TE PUSHTOHET BOTA .ME MASHTRIME RRETHANA IMPONIMI U ARRIT PER NJE KOHE POR I PLOTSOJ KOHEN SEPSE ZHVILLIMI TREGOJ FAKTET TE GJITH PERFUNDUAN NE ZHGENJIM TANI U ZGJUAN TE GJITH NESE PERPARA 1SHEKULLI U SHPIK KOMUNIZMI SISTEME TE ORGANIZIMIT JETES ME BAZ INTERESI U COPTUAN KOMBE DHE TANI PO KETO AKTOR DALIN PER TI RREGULLUAR DHE PERFITUAR SUNDIM PERMES KETI RREGULLIMI KJO NUK FUNKSIONON ME SEPSE ESHTE QARTESUAR GJITHCKA DHE SPRANON KUSH SLEJON KUSH ME KOSTO MBI SHPATULLA NGA ASKUSH ASNJEHER CFAR MENDOJN NJERZIT PER TA BERE JO PERSHTATESHEM ME MENYREN SI FUNKSIONON PAQA QARTESIJA SIGURIJA ZGJILLJET SHPRESA SHPETIMI NUK FUNKSIONON ME DHE CDO ASIMETRI PERVOJASH NJERZORE NGA E KALUARA HISTORIKE ESHTE E DESHTUAR KETE E TREGOJNE ME SE MIRI TE GJITH TREGUESIT E ZHVILLIMEVE NE CDO KUPTIM E BEJ KOMENTIN PAS NJE ANALIZE TE THELL NE CDO KUPTIM QELLIMI SI KUJTES PER DOBI SEPSE DESHIROJNE TE GJITH SUKSESIN NE ANGAZHIMIN E TYRE DOBIN JO DEMIN NUK DUAN TE HUMBIN FUQI KOHE MIQ PA NEVOJ .GARANCIN E SUKSESIT E JEP VET FORMA SI ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN JO DESHIRAT SI DUAM TA TJETERSOJM SE ME MENDJE MUND TE HYJM KUDO POR TEK VEPRAT NE KRIJIM NUK KEMI AKSES NUK NA PERGJIGJET INTERESIT TON POR NE DUHET TI PERSHTATEMI FUNKSIONIT TIJE QE TE ZGJILLIM NEVOJAT QE NE KEMI RESPEKT PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *