• |
ide | kryesore

Muçi e Muja nga minuta e parë, Uzuni qendërsulmues: Sylvinho për herë të parë ka një miqësore për prova

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Më në fund një miqësore për teknikun e kombëtares Sylvinho. Braziliani nuk do të ketë stresin e rezultatit, të pikëve, apo atë kualifikimin që tani e kemi kaq afër. Ajo kundër Bullgarisë, të martën e 17 tetorit, është një mundësi e madhe për brazilianin të provojë pa risk alternativat që mund të ketë në skuadër. Apo ato që mund ti vlejnë në të ardhmen, si dëshmoi thirrja e Marvin Çunit, për herë të parë në kombëtare. Por është shansi për të treguar veten edhe për të gjitha ata lojtarë që në kualifikuese minutat nuk i kanë pasur të shumta.

Uzuni i pari, goleadori i Grandas që me kombëtaren luan në pozicionin e tij jo natyral. Ndaj bullgarëve, me Dakun të dëmtuar e Cikalleshin të sforcuar nga intensiteti kundër çekëve, do t’i takojë beratasit të udhëheqë sulmin. Një repart që mund të ndryshojë krejt, me Muçin që ka ndezur motorët në të majtë e Arbnor Mujën që mund ta bëjë Asanin të marrë frymë. Anësori, pasi pa t’i anullohet goli i parë kuqezi me VAR, do të kërkojë të lërë gjurmë me Bullgarinë.

Lexo më tej: Zyrtare, sulmuesi i Frosinone për herë të parë në kombëtare: Marvin Çuni thirret për miqësoren me Bullgarinë

NDRYSHIME NË ÇDO REPART

Ndryshimet duhet të prekin pothuaj të gjitha repartet me Strakoshën në portë, që do bëjë stafetën me Berishën. Nga ana tjetër, Balliu në mbrojtje mezi pret të marrë krahun në kompetencë të tij. Asnjë motiv për të rrezikuar Bajramin, që kundër çekëve ndjeu shqetësim muskulare. Pavarësisht se bëhej fjalë për ngërçe të lehta, që nuk e kanë penguar të kthehet në stërvitje me grupin, Laçi dhe Gjasula janë favoritë për të qenë titullarë kundër Bullgarisë. Sylvinho shpreson shumë të marrë përgjigjet e duhura edhe nga ata që konsiderohen linja të dytë nga tifozët, por janë pjesë e grupit për brazilianin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *