• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Në samit kërkova sanksione për Serbinë, siguri për Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit
"Tokë e askujt", Kurti i përgjigjet Ramës: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Tirana ka kërkuar që Bashkimi Evropian të sanksionojë Serbinë dhe të garantojë siguri për Kosovën.

Për gazetarët, Albin Kurti u shpreh se Presidenti serb është i zënë në Kinë, ndërsa tha se kryeministres Brnabiç sot i ka kërkuar që të nënshkruajnë marrëveshjen, por ajo nuk ka pranuar.

“Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin evropian.

Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë.

Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet. Sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit.

Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.



5 Comments

  1. Jorgaqi, nga shkrimet dhe komentet dukesh qe je nje palle kari qe rri gjithe diten te lapsi me laps ne dore..
    Ose mund te jesh i punesuar per ti dhene pak grind komenteve..
    Te lutem mos repliko, por bej ndonje koment si do behet Shqiperia me njerez si puna jote…

    1. Une jam Jorgo Palikarisi origjinal me emrin dhe mbiemrin qe me ka dhene ster ster ster gjyshi im pellazg.

      Vij here pas here tek Lapsi me tall karin.

      Ndersa ai me lart eshte thjesht nje adhuruesi im qe rri gjithe diten ketu tel Lapsi dhe shkruan me emrin tim.

      Nuk kam lidhje me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *