• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i SHBA: Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit mund të përshkallëzohet

Lajme, Të fundit



Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi të dielën për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tha se SHBA po bën përpjekje për kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë nga Gaza në Egjipt.

Në intervista me emisionet e së dielës në televizionet amerikane, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në artikuj ushqimorë, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.

“Ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, sigurisht përfshirja e Iranit”, tha zoti Sullivan. Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga Hezbollahu në Liban, tha ai.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata”meritojnë dinjitet dhe siguri”.

Ai tha se SHBA nuk po ndërhyn në planifikimin ushtarak të Izraelit, por po e vë theksin publikisht dhe në biseda private tek ligji ndërkombëtar rreth luftës dhe tek nevoja që Izraeli të respektojë të drejtat demokratike.



3 Comments

  1. Po keta cilin kalojne per budalla????

    A shkoi Blinken e Plaku Mere i usa dhe thane se Izraeli nuk do jete vetem ne lufte???

    A nuk sillen njesoj me Ukrainen???

    I japin arme dhe i yshtin ne lufte duke pasur perfitime!!!

    ATA QE NXISIN LUFTERAT JANE ATA QE NDERMJETESOJNE PER PAQEN DHE QE PERFITOJNE!!!!

    CIFUTET E NDYRE ngado e bene boten keshtu

  2. LUFTEN E SHPALLIN POLITIKANET DHE VRITEN GRA FEMIJE PLEQ E TE RINJ .
    AMERIKA PER INTERSA TE VETA MASAKRON GJITHKEND DHE FLET PER PARIME.
    IZRAELI KA PUSHTU GAZEN QE NE 67 DHE MASAKRON PALESTINEZET QE KERKOJNE TE CLIROJNE VENDIN NGA PUSHTUSIT DHE I QUN TERRORISTA , PALESTINEZET KERKOJNE TE CLIROJNE VENDIN NGA PUSHTUSI DHE BAJNE VEPRIME EKSTREME SI E VETMJA MENYRE ME KUNDERSHTU NJE VEND KAQ TE ARMATOSUN .
    DUHET PAQE DHE VETEM PAQE BOTA PO PERBALLET ME NJE PERSHKALLZIM LUFTE TE RREZIKSHME .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *