• |
ide | kryesore

Shqipëria mund të renditet e para edhe me dy humbje: ja të gjithë skenarët e nëntorit

-Instant, Sport
Shqipëria


Koha e llogarive në nëntor thoshte gjithnjë Sylvinho, që në mars kur nisi aventurën drejt Euro 2024. E koha erdhi, tashmë kanë mbetur pak ndeshje për të përcaktuar kush do të shkojë në Gjermani 2024 nga Grupi E. Katër skuadra nga 5 janë në lojë për një vend në finalet e Europianit të ardhshëm, por Polonia ka vetëm një ndeshje për të luajtur, ndërsa Çekia, Shqipëria e Moldavia nga dy.

Sido të jenë rezultatet e kundërshtarëve, kuqezinjtë shkojnë në Europian me një pikë. Në transfertën me Moldavinë dhe sfidën në shtëpi me Ishujt Faroe skuadra e Sylvinho me një barazim është e sigurtë për vendin e dytë. Ndërsa 4 pikë do ta projektonin në vendin e parë, pavarësisht nga rezultatet e Çekisë, duke qenë se ka ndeshjet direkte në favor.

NDESHJET E MBETURA

17 Nov 2023

Moldova – Albania

Poland – Czech Republic

20 Nov 2023

Albania – Faroe Islands

Czech Republic – Moldova

SI KUALIFIKOHET ÇEKIA?

Çekët nga ana e tyre kualifikohen nëse mundin Poloninë dhe Moldavia nuk fiton me Shqipërinë. Në të kundërt do ti mjaftojë edhe vetëm të mposhtin Moldavinë në Pragë në ndeshjen e fundit për tu renditur pas Shqipërisë. Me dy fitore çekët do të shkonin me 17 pikë, rezultat që do të ishte i pamjaftueshëm vetëm nëse kuqezinjtë marrin po dy fitore, ose katër pikë në dy ndeshjet e tyre.

SI KUALIFIKOHET POLONIA?

Diskutimi është shumë i komplikuar për Poloninë. Lewandowski e të tjerët nuk do të mund të renditet në dy vendet e para, nëse nuk fitojnë me Çekinë, por duhet që Moldavia të mos i fitojë të dyja ndeshjet e fundit e për më tepër, ajo kundër Republikës Çekë të përfundojë në barazim, në mënyrë që edhe çekët të mos e kalonin në renditje. Në këtë rast Shqipëria do të kualifikohej në vendin e parë edhe me dy humbje: po sigurisht që askush nuk dëshiron të rrezikojë kaq shumë…

SI KUALIFIKOHET MOLDVIA?

Moldavia me 9 pikë, ndryshe nga Polonia, i ka mundësitë në këmbët e tyre. Dy fitore do ta çonin në Europian, pas kuqezinjve, nëse Shqipëria fiton me Ishujt Faroe, ose si kryesuese nëse kuqezinjtë barazojnë në ndeshjen e fundit në shtëpi, pasi kanë humbur në transfertë me moldavët. Sido të jetë, 6 pikë mjaftojnë për të lënë pas Çekinë edhe nëse ata fitojnë me Poloninë.

Lexo më tej: Miqësorja e parë për brazilianin Sylvinho: të martën Bullgaria, për herë të parë jo favorite ndaj kuqezinjve

RENDITJA E GRUPIT E

Team          P       W      D       L       F       A       GD    PTS

Albania      6       4       1       1       11     3       8       13

Czech         6       3       2       1       8       5       3       11

Poland       7       3       1       3       9       9       0       10

Moldova    6       2       3       1       6       6       0       9

F Islands    7       0       1       6       2       13     -11    1

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *