• |
ide | kryesore

Vriten dy tifozë suedezë, anulohet ndeshja me Belgjikën: penalltia në shtesë i jep fitoren Holandës në Greqi

-Instant, F1, Sport, Video
suedezë



Dy tifozë suedezë, në transfertë për të ndjekur kombëtaren e tyre kundër Belgjikës në ndeshjen drejt Euro 2024, janë viktimat e të shtënave të ndodhura në Bruksel. Një burrë hapi zjarr në qendër dhe bërtiti “Allah Akbar”. Ka pasur edhe disa të plagosur. Në pamjet e filmuara nga një banor i zonës, një burrë i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, shihet duke hipur në një skuter dhe duke ikur me sa duket pasi ka qëlluar dhe ka goditur njerëzit në një Taksi.

Viktimat ishin suedezë, të veshur me fanellat e kombëtares dhe me gjasë janë nisur drejt ish-stadiumit Heysel, rreth 5 kilometra larg për të ndjekur ndeshjen. Me ta kishte qenë edhe një bashkatdhetar, i cili mbeti i plagosur. Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat erdhën në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.

PENALLTIA QË FUNDOSI GREQINË

Raundi i tetë i kualifikueseve për Euro2024 ka projektuar Austrinë si kombëtarja e tetë që fiton kalimin për në Gjermani. Të besuarve të Rangnick iu desh vetëm një penallti e Sabitzer për të fituar 1-0 ndaj Azerbajxhanit. Portugalia shënoi pesë gola në një pjesë loje kundër Bosnjës (dygolësh i Cristiano Ronaldo). Rezultatin më të rëndësishëm e arriti Holanda, fituese 0-1 në Greqi. Penalltia e van Dijk në kohën shtesë e ngjiti Orange në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Greqia, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

REZULTATET E MBRËMJES

Euro 2024 Qualification: Group B
Gibraltar 0-4 Ireland
Greece 0-1 Netherlands
Euro 2024 Qualification: Group F
Azerbaijan 0-1 Austria
(Braktiset) Belgium – Sweden
Euro 2024 Qualification: Group J
Bosnia and Herzegovina 0-5 Portugal
Iceland 4-0 Liechtenstein
Luxembourg 0-1 Slovakia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *