• |
ide | kryesore

Olivia Wilde reagon pas kritikave për komentin rreth Taylor Swift

Paparazzi



Olivia Wilde ka reaguar ndaj kritikave pas komentit të saj për romancën  e Taylor Swift dhe Travis Kelce.

“Unë nuk kisha si synim të lëndoja apo dëmtoja dikë,” i tha Wilde paparacëve teksa u largua nga tregu i fermerëve Studio City, Kaliforni të dielën.

“Është padyshim një koment se sa vëmendje i kushtohet gjërave që nuk kanë rëndësi ”, shtoi aktorja, përpara se të hipte në automjetin e saj.

Wilde i referohej postimit që ajo bëri javën e kaluar  për romancën e çiftit të ri. Tweet-i – i cili shkroi “Do të doja që Taylor Swift të ishte e dashuruar me një shkencëtar ” – bëri që  fansat e këngëtares së “Cruel Summer”, ta quanin aktoren një “hipokrite”duke i përmendur romancat e saj.

“A nuk u takua me Harry Styles? ,” vuri në dukje një përdorues përmes X, dikur Twitter, duke përmendur marrëdhënien e kaluar të Wilde me muzikantin. Megjithatë, jo të gjithë e morën seriozisht postimin e Olivias  në Instagram, duke përfshirë një përdorues të X i cili shkroi se postimi i saj ishte “qartësisht” një “shaka”.

Romanca e Taylor dhe Travis filloi më 24 shtator kur Swift u fotografua në stadiumin Arrowhead të Kansas City duke parë Chiefs. Më pas, të shtunën mbrëma, dyshja u shfaqën në publik duke ecur dorë për dore përpara se të hanin darkën në NYC.

“Travis dhe Taylor dukej se po e shijonin vërtet natën dhe njëri-tjetrin”, tha një burim ekskluzivisht për Page Six Sunday. “Të gjithë ishin në humor të mirë dhe po kalonin shumë mirë. Taylor u pa duke biseduar me Ice Spice dhe miqtë e saj.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *