• |
ide | kryesore

Sylvinho publikon formacionin: ndryshon 60% e skuadrës, Asani mbetet në fushë

-Instant, F1, Sport
formacionin


Shqipëria bëhet gati të luajë miqësoren me Bullgarinë, në Arenën Kombëtare me një formacion të ndryshuar. Tekniku Sylvinho ka bërë 6 zëvendësime në krahasim me formacionin që triumfoi me Çekinë. Ndryshime në cdo repart, me mesfushën që është prekur më pak se të tjerët.

Në portë Strakosha, ashtu si ishte kuptuar që do të ndodhte. Përpara portrierit të Brentford do të jetë një linjë katërshe me emra të ndryshuar. Balliu ka marrë vendin e Hysajt, në krahun e djathtë. Në të kundërt ka mbetur në formacion Mitaj, me Veselin gati ti japë stafetë me lojën në vazhdim. Në qendër rikonfirmohet Ajeti, në krah të Mihajt. Kthehet të luajë që nga transferta në Varshavë në debutim mbrojtësi, që duhet të zëvendësojë kapitenin Gjimshiti.

Në mesfushë shumë pak lëvizje për formacionin titullar, me Laçin që ka marrë vendin e Ramadanit. Pastaj Asllani e Bajrami nuk kanë lëvizur. Befasuese përzgjedhja e fantazistit të Sassuolo, që kundër Çekisë u dëmtua.

Lexo më tej: Stoichkov e Berbatov e kanë provuar forcën: Shqipëria, 73 vjet pa fitore me bullgarët

Në sulm do të jetë Muçi e reja që të gjithë presin. Anësori i Legias do të mbështesë Uzunin në qendër të sulmit. Beratasi ka marrë vendin e Cikalleshit dhe ka mundësinë të luajë në rolin e tij natyror. Asani do të mbetet në fushë, gati për të surprizuar sërish.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *