• |
ide | kryesore

Vunë muzikë të lartë gjatë natës në lokalet që administronin, vihen nën hetim dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vunë muzikë të lartë gjatë natës në lokalet që administronin, vihen nën hetim dy persona



Dy persona janë vënë nën hetim në Durrës, pasi kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës në lokalet që administronin tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Nën hetim u vunë shtetasit L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe N. D., 23 vjeç, banues në Fier, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje për muzikë.

“Vijojnë patrullimet në terren dhe kontrollet në lokale, për të evidentuar rastet e ndotjes akustike. Kishin vënë muzikë të lartë, gjatë natës, në lokalet që administronin, dhe si pasojë kishin prishur qetësinë publike, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas. Sekuestrohen disa pajisje që gjeneronin muzikë. Si rezultat i patrullimeve të pandërprera në terren, për goditjen e paligjshmërive, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar se në 2 lokale në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ishte vënë muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar vijimin e kësaj paligjshmërie. Për të dyja këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorët e këtyre lokaleve, shtetasit L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe N. D., 23 vjeç, banues në Fier. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *