• |
ide | kryesore

Presidenti kroat në Tiranë: Vuçiç duhet të përgjigjet për sulmin në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Tirana ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit, por BE nuk ka reflektuar.

“I nderuar president, kjo është se di se cila vizitë në radhë në Shqipëri, dhe më shumë se 20 vjet jam dëshmitar i progresin të Shqipërisë. Natyrisht ky progres nuk është përcjellë me reagime të duhura të BE.

Dua të them për herë të 10. Para 12 vjetësh, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO. Me BE tentonte me vështirësi të shumta të fillonte disa biseda edhe pse kishte statusin e vendit kandidat. Atë vit, edhe pse Kroacia kishte avancuar, për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd ishte i dukshëm atëhershëm, dhe sot duket disi.

Ka një problem, ashtu si një shtet është i përgatitur për të qenë në NATO, Shqipëria aty ka vendin e saj dhe përderisa ka vendin e saj aty, dhe pastaj në të njëjtën kohë në një aleancë tjetër si BE, Shqipëria nuk ka mundur as të ngrihet nga shtrati, jo më të bëjë hapin e parë.

Duket sikur BE është e pasinqertë. Por sot kemi ecur përpara. Fakt është se jam i vetmi që nuk jam shqiptar, dhe bëj thirrje për të pranuar Kosovën. Kjo mua më tregon si fakt që tërë Europa e di dhe nuk pranon ta përmendë. 10 vjet përsëris të njëjtën gjë, dhe ndërsa koha kalon këto pengesa bëhen më të vështira.

Serbia ka ngecur në negociata me BE dhe për ta nuk kanë pasur interes. Shqipëria nuk e di çfarë tjetër mund të bënte nga ajo që ka bërë deri më tani, të mbetet aty ku është dhe të mos kalojë linjën e vetëdinjitetit dhe të jetë një vend sa më bashkëpunues dhe i gatshëm për të plotësuar kushtet që ose ndryshohen ose janë të paqarta. Kroacia, si vendi me i freskët në BE, nuk mund të jemi shembulli i këshillave më të mira”, tha Milanoviç.

Sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator e ka dënuar, por shprehu se sanksionet nuk janë zgjidhje apo frytdhënëse.

“Incidenti më serioz deri më sot. Rreziku i luftës botërore nuk ekziston, sot për fat të mirë kemi dëshmi. Vucici nuk është përgjigjur për sulmit, duhet të përgjigjet. Sanksione ë caktuara nuk sjellin asgjë.

Nuk janë frytdhënëse. Ato sjellin ndryshim pushteti dhe qëndrim politik. Sanksionet paraqesin fiasko. Duhet të presim. Ai duhet të jetë në presion të bashkëbiseduesve legjitim. Duhet durim dhe besoj se këto vendime nuk do t’i marrë Kroacia, por të tjerët”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *