• |
ide | kryesore

3 shqiptarë të arrestuar në Milano, u sekuestrohet 1 mln euro pasuri

Arkiva


3 pjesëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga në Milano, në kuadër të operacionit “Highëay”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017. Bëhet me dije se janë arrestuar E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç, e ndërsa iu janë sekuestruar pasuritë me vlerë 1 mln euro.

Kjo pasuri është në emër të tyre dhe të familjarëve dhe dyshohet se ka ardhur si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale. Bëhet fjalë për 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

3 të arrestuarit akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *