• |
ide | kryesore

Presidentit Halili nuk i del e keqja me Shehin, e tallën edhe tifozët rivalë: “Zgjedhja më e mirë”

-Instant, Sport
halili


“Orges Shehi, Orges Shehi” ishte kori që u ngrit nga tifozët e Partizanit në derbi, më tepër për të thumbuar Tiranën që largoi njeriun që i dha gati dy tituj kampion. Kor që me siguri nuk i kanë pëlqyer presidentit Halili, që vazhdon të bëjë hapa fals, pavarësisht humbjes në derbi: “Kisha qejf të flisja vetëm për këtë ndeshje, por meqë doni t’iu them diçka tjetër. Po jua them që ekipi nuk po bënte mirë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi bërë atë ndryshim. Sepse gjatë gjithë kohës ka dhe specialistë që janë pranë skuadrës dhe kanë parë që te skuadra kishte nevojë të bëhej diçka, të bëhej një ndryshim. E ndryshimi ishte i duhuri dhe ka qenë gjëja më e mirë që është bërë”.

KONFIRMIMI I AHMATAJ

Pastaj Halili konfirmoi Ahamtaj, me një deklaratë më shumë emocionale se të vërtetë. Ahmataj në eksperiencën e parë qendroi 5 ndeshje në detyrë dhe akuzoi drejtuesit për ndërhyrje (ashtu si Shehi), por pastaj u tërhoq, pa u shpëtuar shkarkimit: “Neve kemi bërë një dokument që e kemi nxjerrë. Ju e keni marrë atë nga faqja jonë kështu që vazhdon të jetë me atë që kemi thënë. Pra Ahmataj është pjesë e skuadrës tonë. është trajneri i akademisë, është pjesë e jona. Do të jetë gjithmonë te ne, sa të ketë jetë, sa të ketë dëshirë. Kështu që ne vazhdojmë të jemi në fuqi të asaj që kemi thënë, që Shehi është i pezulluar”.

Lexo më tej: Rama në delir për derbin, mban pezull ardhjen e Robert Prosinecki: “E merituam në fushë

OBJEKTIVI TITULL

Halili sidoqoftë mbetet optimist, me objektiv titullin kampion: “Goli që u bë normal që na dhëmb. Megjithatë ky është futbolli. Mund të them që e humbëm ndeshjen, por kam besim se kjo skuadër do shkojë shumë përpara. Nuk jam i nxituar që të them që kjo skuadër do shkojë drejt kreut. Uroj që skuadra jonë të ketë gjithmonë futbollist të rinj, të moshës së re që janë pjesë e akademisë tonë. Abdullahut i uroj suksese më tutje”.


1 Comment

  1. Tax for stupide
    Po kujt i bie ndermend ne bote se egziston partizan i kurvit dhe 17 nentori i spiuneve
    Vetem atyre qe shesin ndonje ndeshje dhe bejne biznes me budallenjte.
    Kteje s’po ka shitje Barcelona me Real Madrid.
    Ju merreni me skuadra dhe njerez koti qe Nuk i njeh as mamikurva qe i ka pjelle.
    Olsa me shoqet e saje bejne feste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *