• |
ide | kryesore

Rama: Kemi ende pak kulla në Tiranë, do lejojmë të tjera

Arkiva, Lajme, Të fundit
kulla



“Kulla janë pak akoma në Tiranë” – thotë kryeministri Edi Rama. “Kulla nuk janë ato me 10 apo 15 kate. Kulla janë ato mbi 20 kate. Janë dhënë sot edhe 3 të reja. Është dhënë një midis atyre të dyjave në qendër, njëra te bulevardi i ri dhe tjetra tek “21 dhjetori”. Janë të larta këto të fundit. Është fat që kemi arkitektët më të njohur që vijnë në vendin tonë. 

Së pari, këto kulla i kanë dhënë një energji tjetër qytetit. Tirana sot është një qytet ku ndërtojnë arkitektët më të mirë të botës dhe Tirana nesër do të ketë destinacion turistik edhe për arkitekturën e saj. Do vijnë njerëzit të shohin kullat. Ka një pjesë të turizmit që është për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë dhe projektojnë.

Shqiptarët dalin e shohin. Shikoni se çfarë ka bërë Tel Avivi që është një qytet që pak a shumë për shkak të së kaluarës ka një teksturë të ngjashme me atë të Tiranës me godinat e ndërtuara këtu në vitet 90-2000. Shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv metë gjitha zhvillimet e reja që po bëhen, kullat e larta, etj. Tirana e ka këtë potencial për t’’u zhvilluar lartë në pjesën rreth e rrotull (qendrës, red).

Nuk kemi shembur asnjë objekt të trashëgimisë kulturore. Asnjë. Trashëgimia e vërtetë kulturore nuk shembet, nuk preket. Ne që nxisim mbrojtjen e kullave nxisim edhe mbrojtjen e trashëgimisë. Kemi shpëtuar Shtëpinë e Toptanëve. Teatri nuk ishte trashëgimi. E kam thënë 1 mijë herë. Rritja e intensitetit të ndërtimeve në pjesën qëndrore është e mirë sepse sjell ekonomi, sjell zhvillim.

Këto kulla i blejnë shqiptarët, këto kulla i blejnë edhe të huajt. Tek ajo kulla aty është ambasada e Izraelit që ka marrë disa kate, aty tek ajo kulla tjetër ka shqiptarë dhe të huaj. Çmimet janë të larta? Shqiptarët janë këtu, janë dhe jashtë, kanë sakrifikuar për shumë vite dhe përderisa i blejnë, edhe munden” – tha Rama.

I pyetur për kritikat se me çfarë të drejtë i jep ai qytetit formën që dëshiron, Rama nuk u kursye edhe për mediat dhe gazetarët.

“E para një herë sikur shqiptarët të ishin disa që kanë laps në dorë dhe piper në gojë, atëherë do të mendohesha dy herë, por nuk janë ata qytetarët. Qytetarët janë pjesa që vlerëson, pjesa që zgjedh dhe pjesa që shprehet kur i vjen dita të shprehet” – tha Rama në “Opinion”. /LAPSI.al



18 Comments

  1. Mir ti o loqe je ne karllikun tat dhe mire bo , po ishalla nuk ja jep zoti i modh noi 8 ballesh se ktu do behet hataja o debil. SE qe jemi zone sizmike dhe me rrezikshmeri te larte kete te pakten nuk e mohon dot.

  2. Ti o Ed zorraxhiu menjen vetem per te vjedh e per te shkatarru e me çpopullu Shqiperine e ke po paret ne vorr ske per ti mor o debil me kartele do zhdukesh dhe ti si Arben Ametaj

    1. S’e ndal asgjë. E deklaron hapur. Kështu është që populli shqiptar asnjëherë nuk bën zgjidhje të duhura!!!

  3. Dhe zgjedhja e duhur…. Mos eshte Berisha. 🤣🤣🤣🤣🤣.
    Kur do ta kuptoni qe Rama do jet kryemimister, aq gjat sa Berisha te jet ne politik.
    Vazhdoni ju…. Mbani Saliun. Se njekohsisht i beni nderin Rames.

    1. Nuk bëhet fjalë për emër o 23:50 por për pikëpamje politike dhe për formimin shtetar. Pra për një që s’pyet ç’është shteti dhe demokracia pra një që vepron si kapobandë dhe dhe vjedh dhe që është një antishqiptar. Dhe për nji që si ka këto cilësi negative. Pore e keqja është që si Rama është dhe e gjithë rilindja dhe të gjithë po shkojnë në burg!!

      1. U ftofsh ne bythe ore idjot ! Te eshte bere surrati si nallone , do ti lash te gjitha, kaq shume na ke merzitur ti dhe qeveria jote e shemtuar sa na detyron te perdorim fjale jashte normales.

  4. Turizem arkitektonik… design… etj…

    Sigurisht. Ka te drejte.

    Faleminderit Edi Rama per gjithcka po ben per popullin tone!

    Numrat flasin vete.

    Buçet le te lehin. Karvani ecen perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *