• |
ide | kryesore

Vodhën makinën dhe e çmontuan në pjesë, 3 të arrestuar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje, policia



Policia e Tiranës ka ka vënë në pranga tre persona, pasi kishin vjedhur një automjet. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasit R.N 19 vjeç, E.N, 46 vjeç dhe G.N, 43 vjeç kishin vjedhur një automjet tip “Benz” dhe më pas e kishin çmontuar në pjesë dhe i kishin shitur.

Policia zbuloi nga pamjet filmike se automjeti tip “Benz” ishte grabitur ne zonën e Yrshekut në Tiranë më datën 9 tetor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Luna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas që vodhën një automjet, të cilin dyshohet se e kanë çmontuar në pjesë dhe i kanë shitur ato.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autorët e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprën penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– R. N., 19 vjeç, E. N., 46 vjeç dhe G. N., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 09.10.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Yrshek. Pasi e kanë vjedhur automjetin, dyshohet se këta shtetas e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *