• |
ide | kryesore

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohen lundrimet detare

Lajme, Të fundit



Ndryshimet e motit me erë dhe me dallgë, kanë çuar në pezullimin e lundrimeve detare për anijet e peshkimit dhe për tragetet drejt Italisë, së paku deri të dielën.

Parashikohet erë e fortë dhe det me dallgë deri 7-8 ballë jashtë gjirit të Vlorës dhe 6 balle brenda gjirit.

Referuar kushteve prej ditës së djeshme është vendosur pezullimi i lundrimit detar.

Situata e renduar do të jetë kryesisht ketë të premte dhe të shtunën me mot të shoqëruar me erë të fortë dhe det me dallge nga 2,5 deri ne 3,5 metra.

Pezullimi mbetët për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese por edhe për tragetet me Italinë ndërsa do te mbetet i tille deri mëngjesin e të dielës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *