• |
ide | kryesore

Arresti i Malltezit dhe caktimi i masës “detyrim paraqitje”, reagon Berisha

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë nga selia e PD-së ku ka folur për arrestimin e dhëndrit të tij dhe masën e sigurisë së caktuar ndaj tij.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Rama, duke i përmendur disa afera.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike, ai i tronditur gjer ne palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi që e shpëton. Afera McGonigal, afera e djegësve, e e Butrintit…Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.”, ka thënë Berisha.



2 Comments

  1. Ferhati theksoi se Malltezi akuzohet se me ndikimin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, ka shumëfishuar përmes një skeme privatizmi, truallin e vogël që posedonte te ish-kompleksi Partizani.

    Ai shtoi se ish-ushtarakët të cilët nuk kanë firmosur privatizmin në favor të Malltezit, janë larguar nga detyra dhe ndaj ky proces ka zgjatur për 4 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *