• |
ide | kryesore

Privatizimi i kompleksit/ Berisha: ‘Partizanin’ e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë

Lajme, Të fundit
Zyrtare: Berisha do të merret nesër në pyetje


Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në konferencë për median për të folur për masën e vendosur ndaj tij nga GJKKO dhe arrestimit të dhëndrit. Ai ka akuzuar prokurorinë se është strukturë e PS-së dhe ka marrë urdhër nga Edi Rama. Berisha ka shtuar se “privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos”.

“Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar”, thotë Sali Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=CxzgkL1oX50&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB


4 Comments

  1. Jo vetëm në dijeni por aktori kryesor në lejet e ndërtimit. Dhe aty te ish klubi i partizanit ka marrë 20%!!

    1. Dhe jo vetem aq, por detyroi Bektashin, (duke e dit shume mire kush ishte pas tij), qe te realizonte projektin Eagle in Flight te Libeskind, thjesht si pagese per Libeskind qe te merrte pjese ne konkursin per qendren e Tiranes.

      Ah keta artistet…

      Crazy p3ople!

  2. Në familjen Berisha ka rënë bomba, nusja Armina, poston foto duke hequr qimet me lazer,e nisen te tjeret por privatizimin dhe shkatarrimin e klubit partizani e bere ti more serbi salih tani perballu me gjykaten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *