• |
ide | kryesore

Scholz: Gjermania të nisë dëbimin në shkallë të madhe të migrantëve pa leje qëndrimi

Arkiva, Planet, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.

Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit.

Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili.

Ai i ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i migrantëve.

Të hënën, Qeveria gjermane e ka njoftuar Komisionin Evropian për kontrolle të përkohshme kufitare në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën.

Qendrat për migrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të migrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në intervistën e së premtes, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.

“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë “shpejt”.

Shtetet e BE-së janë pajtuar javën e kaluar për një draft final të rregullave si ta menaxhojnë migrimin e parregullt dhe procedurat për azil.

Kur të nisë së zbatuari, kjo marrëveshje e re për migrimin dhe azilin, do të lehtësojë presionin në shtetet e BE-së që përballen më së shumti me migrantë, sikurse Italia dhe Greqia, pasi disa migrantë do të mund të barten në vendet tjera të bllokut.



5 Comments

  1. Ça tallje kari kta Gjermanet. Njehere komunistja naziste Merkel po, nejhere Zhulsi jo.
    Keshtu mbahet pushteti ore budallenj. Me tallje kari.

    Vetem ne kete menyre manifeston mireqenie politiko sociale. Duke fshehur te verteten, qe jemi ne komunizem nga ai i tipit nazist por i zbukuruar me kapitalizem amerikan alla Soros

  2. ME ANGAZHIMET TUAJA PER SHKATRRIMIN E SHUM SHTETEVE JU ERDHEN SHUM MIGRANT .JU I PRITET DIJENI SE ME TO ERDHI DHE MESHIRA E ZOTIT SHUM RRISQE PER JU ,.NUK E KUPTUAT KETE SPROV TE MADHE KALUT NGA MESHIRA NE URREJTJE DIJENI SE NJEJT DO SILLET DHE I MADHI ZOT ME JU. TANI FILLON FUNDOSJA JUAJ PERSHKAT TE PAJTIMIT ME DHE FUNDOSJEN E TJERVE JETA ESHTE E BUKUR PER ATO QE DIN TA KUPTOJN TANI NDRROHEN POZICIONET DIKUSH BIE DIKUSH NGRIHET PER SHKAK TE VEPRAVE TYRE ZOTI SHEH DHE JEP HAK GABUT PA NEVOJ SE MUNDESIT I KISHIT

  3. SHUM SHTETE PRENDIMORE DO HILLEN PERPJET SAPO TE FILLOJN DESHTIMI TOTAL I MENJEHERSHEM I GJITHA KOMPANIVE SE SHPEJT NE MENYR TE MENJEHERSHME PRISHET UNITETI INTERESIT NGA RENJA HASMERIT METODAT E HAKMARRJES KY ESHTE FILLIMI NE HESHTJE PRET KINA RUSIJA INDIJA ZIHUNI JU SE DO FITOJN TJERET JU DO TU PERFSHIJ KAOSI ATEHER DO ANALIZONI DHE NXIRRNI KONKLUZIONET KUSH DHE SI JU SOLLI NE KAOS KJO FAZ TANI SAPO FILLOJ PO FILLONI NE LINDJE ME TJETER QELLIM DHE DO JU PLAS BRENDA NGA TJERA RRETHANA DHE DO TU DAL PUN ME VETEN AQ SA KURR SDO MUNDENI TE RINGRIHENI KJO ESHTE PADREJTESIJA VETSHKATRRIM HUMBJE VETZHGENJIM NDESHKIM PA NEVOJ

  4. DISA MUNDESI I KAN NJERZIT DHE DISA I KA NE DOR ZOTI NE KEMI ANGAZHIMIN KURSE ZOTI SUKSESIN CELESIN E ZGJILLJEVE SI MENDONI QE TJU HAPEN PORTAT E SUKSESIT PA CELES JU PO MUNDOHENI TI SHPERTHENI ME ZOR POR SJAN KRIJUAR QE AS ME ZOR TJU HAPEN .PERDERI SA SKENI CILESI KRIJIMI TE KRIJOJNI ZGJILLJE PA CENUAR DHE DEMTUAR ASKEN SIPAS DESHIRES PERDERI SA SKENI FUQI TE NDALNI FRYMEN E FUNDIT NE TRUPIN TUAJ VDEKJEN KUR ZOTI E RDHERON DESHTIMI ESHTE I SIGURT KUR ANGAZHIMI ESHTE JASHT KRITEREVE SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE ZGJILLJET KUSH KA MEND KUPTON NDRYSHON REFLEKTON DREJT TJERET SHIJOJN RENDIMENTIN E HILLUR TE ANGAZHIMIT VET DHE SKAN ARSYE TE ANKOHEN KUR ZOTI TE ZBRES PERCAKTIMIN PER TO PERDERI SA E KAN KERKUAR ME DESHIR DHE SI KA DETYRUAR KUSH ME ZOR VETSHKATRRIMIN E VET SEPSE ANGAZHOHEN NE VETSHKATRRIMIN E TJERVE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *