• |
ide | kryesore

Zbardhen bisedat e grupit që kontrabandonte ilaçe: Të fitoj dhe unë 50 euro…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur bisedat e grupit që kontrabandonin medikamente nga Greqia, Italia e Kosova, ku në pranga ranë 16 shtetas dhe në kërkim u shpallën dy të tjerë.

Pas operacionit “Rrugëtimi” u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit; Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Në dosjen e siguruar nga ABC News, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve.

Pjesë nga biseda:

Devi: Te shtëpia do jem

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Si është ky

Devi: Shm

Albert Elbasan: Çfarë

Devi: Shumë i mirë

Albert Elbasan: Sa del ky

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Gjejmë dot më duhen për një njeriun tim

Devi: Po gjejmë

Albert Elbasan: Me sa?

Albert Elbasan: Dhe Nëse e gjen më duhet tani

Devi: 1050

Devi: Të fitoj dhe unë 50 euro

Albert Elbasan: Ja të ma konfirmojnë

Albert Elbasan dhe të them

Devi: Ku je?

Devi: Nisu

Albert Elbasan: Foto

Albert Elbasan: Gjejmë?

Devi: Si ky jo

Albert Elbasan: Bëhet fjalë për Decapeptyl….

Albert Elbasa: Çkemi

Albert Elbasan: I dua për një njeriut tim, por mund t’i gjëjmë dot?

Devi: Cpb mo

Devi: Të pyes e të them

Albert Elbasan: Si je ti

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Vijnë nga Italia këto

Devi: Do pyes

Devi: Në Itali pa merak. Mirë ka qenë. Rrofsh

Vijim i bisedës mes anëtarëve të grupit:

Devi: Mgjes

Albert Elbasan: Më duhen nja 50 shurupa të tjerë

Devi: Bëhet apo jo?

Devi: Në 7 këtu ore

Devi: Ok

Devi: Erdhe mo

Devi: Për 10 min vij

Albert Elbasan: Si je?

Devi: U nise mo

Albert Elbasan: Tani u nisa

Devi: Nga Elbasani. Apo shpia

Albert Elbasan: El

Devi: Ok. Jepi gaz

Albert Elbasan: Si je?

Devi: Kam lëviz. Tak në darke von

Albert Elbasan: Ok

Albert Elbasan: Çkemi. Gjerman

Devi: Gud gud

Albert Elbasa: Si je. Më gjen dot 2 kuti kepra

Devi: Ca lloji. 500?

Albert Elbasan: po

Devi: Prit

Albert Elbasan: Më duhen edhe dy sot

Albert Elbasan: Si ajo që mora dje

Devi: T’i them



3 Comments

  1. Po ca te bej mileti , te bleje kto te skaduarat ktu qe nuk te bejn derman . Apo te marri klonimet e tom doshit . Sh mire bejne qe i sjellin ilacet per miletin se bejne derman.

  2. Po sa qesharake bëheni me kto zbardhjet…po politikanëve deputetëve dhe zyrtareve ti zbardhen celukarwt dalin hatara..ju merreni me 50 euroot e këtyre….minimizing I megakorrupsioneve të pushtetit me ghera qesharake te ketij lloji eshte nje tjeter deformim I gjoja shtetit ligjor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *