• |
ide | kryesore

Arifi mban rekordin në Superiore, por ky është sezoni i të rinjve: ja disa nga më të spikaturit

-Instant, F1, Sport
Arifi



Vllaznia mbylli llogaritë në Korçë me golin e 20 vjeçarit Antonio Delaj. Në fakt, ky është vetëm rasti i fundit i një grupi lojtarësh të rinj, që në këtë sezon po bëjnë protagonistin në Superiore. Kur po përfundon tashmë një fazë loje , janë evidentuar kaq shumë emra të rinj në kampionat, sa asnjëherë më parë nuk ishte guxuar nga klubet apo trajnerët për tiu besuar lojtarëve pa eksperiencë. Laçi është skuadra më e re e kampionatit, me moshën mesatarre 23 vjeç. Kampionët në fuqi të Partizanit kanë tre titullarë nën 22 vjec, e aktivizojnë rregullisht edhe tre të tjerë nën 21. Ndërsa te Teuta kanë shkuar deri aty sa të hedhin në fushë një 16 vjecari si Ergis Arifi.

TË RINJTË MË TË SPIKATUR

E pra tani të kuqtë kanë një grup lojtarësh të talentuar me Marcelino Prekën e Paolo Buxhelaj vetëm 20 vjec, lojtarë që shumë shpesh nisin titullarë apo futen me ndeshjen në zhvillim. Pa harruar këtu edhe Zekollin vetëm 21, apo titullarë si Mehmeti 22 e të huajt Maguette e Bintsouka vetëm 20 vjeçarë. Derbi u fitua pikërisht me këta lojtarë të rinj, edhe pse iu vështirësua shumë puna nga një 19 vjeçar i Tiranës, që po konsolidon cdo ditë e më shumë pozicionin e tij si Mustafë Abdullahu.

Portieri po kthehet në pikë force e bardhebluve, që besojnë shpesh edhe te Klevi Qefalia po 19. Bardheblutë po e orientojnë edhe merkaton te talentet, si tregon blerja e lojtarit të përfaqësueses U21 Dion Ahmetaj. Po një 19 vjecari i ka besuar edhe Teuta rolin delikat të portierit e Endri Dema po e bën Qirkon të harrohet. Pastaj titullar është një si Jazxhi në qendër të mbrojtjes apo Devit Demircani në sulm, me rekordin që e mban 16 vjecari Arifi.

Në Laç janë titullarë dy 18 vjeçarë si Arlind Kurti në mbrojtje e Ledio Tresa në sulm, ndërsa prapavijën e rinon Ajdi Dajko, vetëm 20 vjeç dhe Altin Kryeziu në mesfushë. Kanë gjetur strehë edhe në Korcë të rinjtë, me Emir Rashicën 19 e Ardi Nikajn 21 në sulm. Rei Pecani ka krijuar autoritet në mesfushë, pavarësisht vetëm 21 viteve në moshë. Një risi e vërtetë për kampionatin shqiptar dhe presidentët të orientuar të kërkojnë suksesin menjëherë me lojtarë të formuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *