• |
ide | kryesore

Arrestimi i Malltezit dhe masa për Berishën/ Lubonja: Veprim politik, SPAK i përdorur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja, Afera e inceneratorëve dhe sterilizimit, Lubonja: SPAK nuk shkon në thelb të sistemit kriminal



Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se vendimet e GJKKO-së për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin janë selektive dhe të motivuara politikisht.

Gjatë një interviste në News 24 ai thotë se ka hipoteza që SPAK është motivuar politikisht.

Historia është politike apo ligjore?

Është politike, por duhet shtjelluar. Ne që e kemi jetuar Shqipërinë, e dimë që në 95% të rasteve të atyre që janë pasuar në Shqipëri, kanë pasur lidhje me të gjitha pushtetet. Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një shtet të së drejtës, por ka ndërtuar shtetin e atij që merr pushtetin. Është akuzuar Berisha edhe për gjëra të tjera. Ne e dimë si janë bërë privatizimet këtu. Jo vetëm dhëndri, por edhe shumë të tjerë. Jo vetëm në kohën e Berishës, por edhe në kohën e sotme. Bëhen ligje që të pasurohet dikush. Në një nivel të parë, një pjesë e jona thonë “mirë ja bënë se kështu janë pasuruar këta”. Ky është një gjykim emocional. Nëse do bëjmë një gjykim politik, them se duhet të shtrojmë pyetjen: a duhet të gëzohemi ne tani që drejtësia po funksionon edhe kundër peshqve të mëdhenj, apo duhet të shqetësohemi se kemi një drejtësi të kapur dhe që po përdoret kundër kundërshtarëve politikë? Unë shikoj selektivitetin mbi të gjitha. Preket vetëm ky rast, preket familja e Berishës dhe nuk preken ca oligarkë që janë bërë me Ramën sot dhe janë pasuruar në kohën e Berishës.

Ishte kjo drejtësi që futi në burg disa ministra të Ramës…

Le të bëjmë krahasimin. Edhe në rastet që thoni ju drejtësia nuk ka shkuar deri atje ku duhet të shkonte.

Duhet të shkonte te Rama?

Po sepse ai i ka bërë ligjet, si ai i inceneratorëve. Po sikur Jamarbëri të ketë ngrënë kumbulla mbrapa shpinës së Berishës, sicc thotë Rama? Për mua selektiviteti është sheshit.

SPAK është përdorur?

As nuk diskutohet. Ne kemi ndërtuar një regjim ku vetëm lideri është i paprekshëm. Unë mund të ngre hipotezën e një loje shahu “unë jap një oficer për të goditur mbretin”. Këta që janë arrestuar mund të jenë sakrifikuar si oficeri për të shkuar dhe goditur mbretin. Koha do e tregojë sesa SPAK është i drejtë. Unë kam të dhëna dhe prova që SPAK është i instrumentalizuar. Një arsye tjetër është vetë propaganda që bëhet që tani kemi ndërtuar një drejtësi që godet nga të dyja anët. Po këto kullat që po vazhdojnë të ngrihen pse nuk i heton SPAK? Ky sistemi që flasim ne ku një pushtet politik vjedh, a po frenohet me këtë drejtësi? Unë nuk e shikoj këtë. Shikoj që vazhdon zaptimi i tokave. Shikoj edhe rastin Beleri që u arrestua duke u shkelur ligji. Qartazi të gjithë e dinë që kjo u bë sepse aty po grabiten prona. Unë nuk shoh që këta nuk kanë ndonjë frikë për të vijuar për të grabitur.



14 Comments

  1. E sqaroi ky kompeteti patronazhist. Keta horra , me kete drejtesi e mbushur me ishe deri ne brendesi, mbrojne pa drejtesine e nji pushteti plotesisht te kapur, ne kundershtim me kushtetuten e demokracine.Ketu wshte fundi demagogjise e mashtrimitte ketij pushteti.

    1. Pse po leh kot o i frustruar ? Nuk fiton dot gje . Shendetin tend do demtosh.
      Qetsohu, se Salen tend e ka marre lumi.
      Po ta dish se sa persona jane te gezuar keto dite , do pyesje veten perse jeni kaq pak persona qe frustroheni per punen e Berishes.
      Nje bajge me pak ne politiken shqiptare , vecse gje e mire eshte per vendin.

      1. Na plasi per Berishen? Jo. Ama per demokracine ne Shqiperi po. Disa nga ata qe hoqi qafe Enver Hoxha e meritonin por pyetja eshte ça erdhi mbrapa? Kujton se Rama eshte me I mire se Enveri? Ja ka arritur ta copetoje opoziten dhe po vazhdon ta copetoje si Putini . Do tja arrije. Dhe do jete aty deri sa te vdese. Ju ça do beni?

  2. O Lubonja, a nuk ka qene keshtu qe ne zanafillen e njerzimit ? Kur dy persona, dy grupe shoqerore,

    dy parti, du shtete apo dy grupe koalicine shtetesh pretendojne pronesine apo dominimin per te

    njejten gje – kjo con pashmanerisgt ne nje perplasje ku secila pale kerkon jo vetem ta mund por

    edhe ta asgjesoje perfundimisht. Historia e botes na jep shembuj te panumert.

    A nuk ishte lufta e Trojes per dominimin e Egjeut `qe coi ne shkaterrimin e Trojes.
    A nuk ishin lufterat punike per dominimin e Mesdheut qe coi ne shkaterrimin e Kartagjenes.
    A nuk ishte lufta e Cezarit me Pompein per dominimin e pushtetit ne Rome qe coi ne vrasjen
    e Pompeit.
    A nuk eshte lufta per dominimin e te njejtin territor te palestines burimi i pashtershem i
    konfliktit Izraelito-palestinez.
    A nuk eshte pretendimi per te njejtin territor burimi i perplasjes se vazhdueshme Serbi-Kosove.
    A nuk eshte lufta per dominimin e botes shkaku kryesor i perplasjes se qyteterimeve.

    Ne kontekstin shqiptar esshte e njejta gje. Perplasjet jane per te dominuar e pronesuar
    Shqiperine. Njera pale kerkon te dobesoje e mundesisht ta eleminoje ne menyre perfundimtare
    palen tjeter. ketu nuk eshte ceshtje morali, por ceshtje force dhe inteligjence kush sulmon
    i pari. Berisha e kishte kete mundesi dikur dhe nuk e beri. Tani kete mundesi e ka Rama dhe
    po e ben. Ne nje kohe tjeter , per te eleminuar Berishen, Rama nuk do ti vinte kaq rrotull
    dhe tani po perdor ato arme qe lejon koha.

    Fundja cfare ka ndryshuar qe nga Ludfta e Trojes ? Asgje , pervec mjeteve te perdorura,

    ndersa qellimi per dominim dhe eleminim te kundershtarit eshte i njejte, ashti si e njejet eshte

    demagogjia se atehere lufta behej per hiret e Helenes ndersa tani per hiret e demokracice.

  3. Kjo shaske eshte nje vendim politik dhe strategjik dhe mendoj eshte nderkombetar perendimor.Siduket vendimi i mazhorances se tanishme te krijuar nga bashkimi i deputeteve te linjes se Gaz Bardhit me faltoren e Berishes per veprime radikale dhe ndoshta drejt nje proteste popullore,ne keto kushte te realitetit nderkombetar,lufta brutale e rusise ne okrahine dhe masakrat e filluara nga grupi terrorist i hamasit ndaj izraelit dhe reagimi po aq brutal i izraelit ndaj popullsise ne gaze,eshte ne fije te perit nje lufte boterore.Ne keto kushte bota perendimore,me procedimet penale ndaj Berishes,bene nje olje te furise qe po pergatitej nga pd reale ,per destabilizimin e vendit.Berisha ishte nen presion ,nga deputetet e ketij grupimi dhe sidomos nga grupimi i Bardhit,qe Berisha te perkrahte linjen e ashper per demostrata kunder qeverise se pushtetit te inkriminuar te rames,gje qe Berisha per shume arsye reale dhe sidomos,se bota perendimore do ja vishte berishes si shkaku kryesor i destabilizimit te shqiperise dhe sidomos ekstremisteve te majte,qe berishes si jane ndare qe ne diten qe berisha mori pushtetin ne 1992 deri me sot,qe buk dhe uje mund edhe te harojne te mos hane,por kurre nuk kane harruar dhe harojne te shajne ne cdo dalje te tyre berishen dhe akuzuar berishen si fashisti i vetem i masakrimit te shqiptareve nga 92 deri me sote.Berisha sote nuk eshte nen presionin e Drejtesise,sacqe nen presionin e demokrateve per te ngritur popullin ne demostrata te dhunshme.Berisha sot ndihet jashte ketij presioni dhe ky presion tani i ngelet bardhit dhe 46 deputeteve te ketij bashkimi ,qe ose ta ngrene popullin ne demostrata te dhunshme per te rrezuar pushtetin real fashiste te edi rames,ose edhe kjo levizje do bjere dhe shqiperia istalon ,pas kesaj situate ,pushtetin real juridik fashiste te edi rames ne shqiperi.

  4. Përsa kohë që SPAK-u po godiste personazhet e korruptuar të partisë mavi të Ramës, i vetmi politikan që vazhdonte ta quante ASPAK-u, ishte Berisha.
    Përse ?
    Se e ndjente dhe bile ishte paralajmëruar se do ti vinte rradha edhe atij.
    Duhet thënë se mendësia naive e përgjithësimit “Amerika”, “Europa” apo deri edhe “SPAK-u” është ngulitur tek shqiptarët nga opinionistët majtistë si Lubonja.
    “Të gjitha fajet na i ka Amerika, Europa e tani edhe SPAK-u.
    Po daleni o të uruar !
    Si në Amerikë ashtu edhe në Europë politikanët janë ndarë në parti të ndryshme e turma që majtistët e quajnë “populli”, një pjesë ju shkon pas partive të majta e pjesa tjetër partive të djathta
    Një pjesë janë nacionalistë e pjesa tjetër internacionalistë.
    Por edhe këto dy ryma të kundërta , nuk janë të ndara me thikë.
    Si tek e majta edhe tek e djathta apo si tek nacionalistët edhe internacionalistët , spektri ndryshon nga më e noderuara, në më ekstremisten
    Për të shkuar tek SPAK-u.
    A thua vërtetë se të 17 “prokurorët specialë” të SPAK-ut paskan një mëndje apo qoftë edhe të njejtin kapacitet intelektual e formim moral ?
    Në këtë tollovinë e fundit me Berishën, nuk është bërë e ditur me emër se cili apo cilët prokurorë të SPAK-ut hetuan e përgatitën dosjes e tij.
    Nëse (bie fjala) prokurori që është marë me dosjen e Malltezit, është një model i afërt me “avokatin” Hidajet Beqiri, Berisha i ka shancet e pakta ta kalojë lehtë këtë furtunë.
    Lajmin e parë për arrestimin e Malltezit e të akuzave për Berishën e mora në një televizion ku ishte ftuar “avokati” i sipërcituar.
    “Avokati” i ngazëlluar nga ky lajm, kaloi në histeri enveriste.
    Sipas tij Berisha megjithë familjen e tij , fëmijtë e nipër e farefisin duheshin kalbur në burgje.

  5. Lereni drejtesine te beje detyren e saj. Me ne fund po shohim nje drejtesi qe guxon. Berisha e soji i tij i kane te gjitha mundesite super te bollshme finaciare e te tjera mekanizma qe te perballen me drejtesine si i gjithe populli shqiptar.

  6. Show ordiner
    Akuza eshte politike

    Problemi real eshte qe Rama dhe ridhjerja ndihen aq.arrogante sa te shkelin ligjin me te dyja kembet.
    Testohet reagimi i qytetareve me qellim qe ta shnderrojne pushtetin e tyre praktikisht ne diktature

  7. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB
    Lubonja sa shume je merzitur per vellain hajdut e kriminel salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *