• |
ide | kryesore

Dosja e akuzave të SPAK/ Dëshmitë për rolin e Berishës dhe si përfitoi dhëndri i tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Kanë dalë detaje të shumta nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Në dosjen me 200 faqe që edhe lapsi.al e ka siguruar të plotë jepet me detaje procedura e ndjekur për kthimin tek pronarët të këtij kompleksi, dikur pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Aty flitet për rolin e Sali Berishës, Fatmir Mediut, Genc Rulit si dhe lëvizjet e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Dosja përmend edhe kundërshtitë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të asaj kohe, Luan Hoxha apo edhe të drejtorit të Klubit Partizani, Isa Tare.

Vetë Berisha i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke e konsideruar të gjithë historinë të motivuar politikisht. 

Në dosje nënvizohet se Hoxha kundërshtoi heqjen e kompleksit nga lista e pronave në planin e Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura. Në vitin 2005, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu firmoste një shkresë se gjykohej e nevojshme që t’i hapej rrugë privatizimit. Në dosje është edhe një shkresë e Jamarbër Malltezit drejtuar Mediut ku i thuhet se ai është përfaqësues i 5 familjeve që kanë në pronësi truallin ndaj kërkon privatizimin e ish-kompleksit.

Me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006 Ministria e Mbrojtjes (Kabineti), shkrese e nënshkruar nga Shefi i Kabinetit, Prof. Ass. Dr. Elmaz Leci, i eshte drejtuar bashkësisë “Kroi i Shëngjinit” ku në lidhje me problematikën që ata kanë parashtruar në shkresën e dates 06.01.2006, i sqaron se: Ministria e Mbrojtjes është organi që administron pronën e Klubit Sportiv Partizani, prandaj administrimi nuk lidhet me pronësinë. Klubi Sportiv Partizani nuk përfshihet në planin e përhapjes së FA dhe për ketë arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar METE miratimin e privatizimit të objekteve të këtij klubi….”, – thuhet në dosje.

SPAK sqaron mes të tjerash se; “Shkresa me nr. 48/1 prot date 16.01.2006 e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes vjen në kundërshtim me një shkresë tjetër e konkretisht atë me nr. 8138/1 prot date 05.10.2006 te Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes, drejtori Maliq Xhebra, i cili i është drejtuar Komandës Mbështetëse Logjistike duke bërë me dije se me shkresën nr. 6932 date 09.08.2006, SHPFA ka dërguar të miratuara listat e pronave sipas destinacionit, ku në listën e pronave që përfshihen në planin e përhapjes është edhe prona me emërtimin Klubi i Futbollit Partizani, në përgjegjësi administrimi të KML-se.

Sipas shkresës SHPFA lista është hartuar duke mbajtur parasysh Planin e Përhapjes së miratuar me shkresën nr. 231/3 datë 29.03.2006 si dhe nevojat e FA. Para miratimit te listave nga SHPFA lista e pronave të KML është miratuar paraprakisht edhe nga ana e Komandës Mbështetëse. Gjithashtu, kjo shkresë bie në kundërshtim edhe me Listën e Pronave sipas Planit 18 Përhapjes dhe në Përdorim të Forcave të Armatosura, nr. 6932/3 prot date 09.08.2006, te miratuar nga zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Luan Hoxha.”.

Po ashtu, SPAK sqaron dhe momentin kur Malltezi merr tagrin e përfaqësimit të familjeve pronare të ish-kompleksit.

“Pas konfirmimit të mësipërm të Ministrisë së Mbrojtjes, me shkresën nr. 48/1 prot date 16.01.2006, rezulton se shtetasi Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i shtetases Argita Malltezi (vajza e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në ketë kohë, shtetasit Sali Berisha), merr përsipër tagrin e përfaqësimit, për t’u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Te përfaqësuarit i kanë dhënë tagra të ndryshme shtetasit Jamarbër Malltezi, ku ndër të tjera vënë në dispozicion të këtij të fundit, 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme, për krijimin e një fondi rezervë për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Megjithatë, nisur nga tagrat e dhëna, që është lidhja me firma ndërtuese apo nënshkrimi i kontratës së parë që vë në dispozicion firma ndërtuese për truallin e tyre, nuk rezulton e qartë se cilat do te ishin shpenzimet emergjente dhe të paparashikuara, në kuadër të të cilave do të jepeshin shtetasit Jamarbër Malltezi këto pjesë të pasurive së paluajtshme. Për më tepër, siç rezulton nga parashtrimi në vijim, firma ndërtuese i përket pikërisht një trashëgimtari tjetër të këtyre familjeve, që është shtetasi Fatmir Bektashi, i cili edhe ai si vetë të përfaqësuarit me sipër, ka interes në ndërtime të mundshëm në këto territore”, – thuhet në dosje.

Në dosje është zbardhur edhe një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të Ekonomisë së kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore. Ruli e informon Berishën për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

“Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin për miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore. Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi. Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojnë, t’i marrin ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se Shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-je, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre. Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazat e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme. Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privatizimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave” – thuhet në dosjen e SPAK.

Më pas prokurorët kanë renditur disa nga dyshimet se si Berisha ka ndikuar në krijimin e kushteve për përfitimet e dhëndrit e tij në këtë pronë. Në dosjen e SPAK jepet dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës. Ajo në dëshminë e saj pohon se emërimet i vinin me urdhër të Kryeministrisë dhe drejtpërdrejtë nga zoti Berisha, asokohe kryeministër.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se “…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha. Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”.

Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”. Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja”, – thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

Më pas jepet edhe dëshmia e Isa Tares, ish-drejtorit të Klubit shumësportësh Partizani nga viti 1995-2005, për të cilin SPAK thekson se u pushua nga puna kur në pushtet erdhi Berisha. Po ashtu në dosje sqarohet se pronarët e tokës ishin dëmshpërblyer dhe më parë nga italianët.

“Më datë 21.12.2022 është pyetur shtetasi Isa Tare i cili ka deklaruar se ka qenë drejtori i Klubit Shumesportesh Partizani nga viti 1995-2005, rreth muajve prill, maj. Gjithashtu ka qenë edhe inspektor për sportet bazë dhe sportist i Klubit Sportiv Partizani nga 1958-2005. Gjatë kohës që ka qenë drejtor është paguar nga Ministria e Mbrojtjes, kanë pasur 55 punonjës. Ekipi i futbollit u lidh me italianët dhe kaloi në varësi të italianëve. Besoj se kjo varësi u krijua nga vitit 1989. Pastaj Klubi i Futbollit u bë shoqëri aksionere me president Bert Xhani. Pra financimi u hoq nga ministria e mbrojtjes dhe e bënte privatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ardhur në pushtet shtetasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pas asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të quajtur Auron Tare drejtori i parkut kombëtar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së pakicave kombëtare në Ministrinë e Jashtme. … disa vite para se ta pushonin nga puna kanë kaluar te Ministria e Kulturës, madje i kujtohet se e ka propozuar ai. I kujtohet që e ka thirrur një shefe e madhe në Kryeministri, e cila i sugjeroi që të bëheshin shoqëri aksionere. Isai nuk pranoi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300-400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga ministria e Mbrojtjes, buxheti i shtetit.

Pak më përpara i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhjetori’ ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Ministria e Kulturës. Mesa i kujtohet Bert Xhani kur mori klubin e futbollit Partizani, ka marrë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes kurse klub shumësportesh kishte palestrat, dy kate. I kujtohet që tek klubi shumësportesh ka qenë edhe një palestër e madhe e lojërave volejboll dhe basketboll dhe po në këtë godinë ishte palestër gjimnastike. Gjithashtu kanë qenë dhomat e zhveshjes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty. Në dijeninë e tij, klubi shumësportesh bashkë me klubin e futbollit, pra gjithë territori aktualisht është zënë me ndërtime pallatesh. Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole…..

Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish-pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra frymore ka qenë ngjitur me pishinën, në Laprakë madje ka qenë edhe shkolla e muzikës për ushtarakët. Por ndërtesa e orkestrës frymore dhe pishina u prishën me kalimin e kohës dhe prandaj orkestra frymore gjatë kohës që Isai ishte drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, është sjellë tek ky i fundit. Konkretisht është ndërtuar një godinë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klubi shumësportesh Partizani, pra afër klubit të futbollit Partizani në një godinë më vete”, – thuhet në dosje.

Për këtë çështje Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e posaçme me kërkesë të SPAK dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit ndërsa është arrestuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. ©LAPSI.al



18 Comments

  1. me siguri publiku do jape verdiktin me patronazhistet qe do komentojne pa fund dhe me fugshkerdhyerit e bodurme ve te bashkise dhe te pallatit te kongreseve

    detajet m e dosjes te cilen nuk e ka lexuar malltezi as bekteshi e as berisha po dalin rrugeve nga spak sipas porosise se rames

    gjyq popullor

    kuptohet populli eshte rama dhe rama eshte populli!

    1. Shum zhurme per asgje!

      I duhet bere qefi amerikaneve dhe justifikuar rrogat 30 her me te larta se mesatarja. Berisha do vazhdoje me axhenden pas tre dite “qameti” dhe esht koha qe do nxjerre ajken dhe bajgen e politikes. KAQ.

  2. Sistemi i drejtësisë ra, jo kur u përpoq të përfshijë liderin e opozitës në një aferë korruptive pasive, por kur ngriti akuzë kundër qytetarit Malltezi dhe biznesmenit Bektashi që para 15 viteve kishin bashkëpunuar për të zhvilluar një pronë private të tjetërsuar me inisiativën e qeverisë Socialiste dhe të aprovuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

    Se sa kanë fituar këta qytetarë, në respektim të rregullave institucionale shtetërore nuk është në interesin publik. Për më tepër që po të kishte dicka jo-ligjore, prokuroria kishte dekada të kohës së duhur ta conte këtë cështje në drejt

  3. Kjo pastaj eshte fucking qershia mbi torte:

    “””Në dijeninë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpërblyer nga italianët shumë vite më parë dhe dokumentet janë në Firence.”””

    Ne fakt, me sa di edhe une, zona ne fjale ka qene pjese e planeve te zhvillimit te aeroportit te Tiranes ne kohen e fashizmit, pista e te cilit eshte ish-fusha e aviacionit.

  4. Arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e qartë e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike. Jo vetëm sepse ai është familjar i Sali Berishës, por për shkak se zullumi i rilindjes ka arritur atë kulm, sa lypset një kurim, duke hedhur prangat padrejtësisht në anën tjetër.

  5. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB
    Kush i ka kaq shume prona ne shqiperi te deklaruara,po te pa deklaruarat,kush e di ti tregoje

  6. Ne fakt me pelqente te mendoja per mitin qe berisha nuk e ka ngjyer gishtin. Vertet ka bere budalleqe, e ka tepru me ca gjera, i shtyre nga e mira me e madhe por i korruptum ai vete sikur sta jepte perceptimin. .Mgjt kur shikon lajmet duket shqeto fare fare.

  7. Hahahahahaah e pabesueshme. I bie qe ska qene as prone per kompensim. Eshte bler nga shteti ne kohe te zogut. Nderkohe qe ish pronaret e vertet ne meshire te fatit. Ne shqiperi ka qene shume me me leverdi te beje ca te donte trapi, ta zije token ku te mundje se asgje nuk i gjeti. Jo do behet shteti, jo perralla me mbret vajti 30 vjet ky mhb

  8. Është koha që opozita të gjejë energji dhe guxim për të kuruar plagët nga lufta ‘vëllavrësëse’ provokuar dhe ushqyer nga Sali Berisha për interesa materiale, familjare dhe klanore me mendësi komuniste.

    1. Sinqerisht vras mendjen që çfarë përfitimi ka pasur Malltesi nga e gjithë kjo tymnajë juridike alla Spak që më thënë as juridike nuk është. Përfitim fonde publike? Jo. Përfitime nga prona e tij ? Po pa tjetër. Se kur ke pronë zhvillohet mbrenda rregullave. Truallin e mori si pronar. Objektin mbi truall që ishte uzurpuar e bleu me ligj dhe kjo nisur nga qeveritë socialiste. Dhe me sa di unë kanë kaluar nja 12 vjetë në gjyqe për t’ju njohur prona. Lejen për ndërtime e dha Rama sepse i bëri ndere familjes Llagami si një familje e majtë që nga diktatura paçka se ishte ish pronare. Ku është përfitimi këtu.?? Punë drejtësi hetuesish të komunizmit!!

      1. O vlla, vjehrri ka bere ligje ad hoc ne menyre qe dhendri i tij te shtjetersonte nje prone shteterore.

        E thjeshte fare.

        Pastaj pertej kesaj ka shume ceshtje te tjera te tipit: ishte apo s’ishte toka e tij? Sa ishte? Ku ishte? Si mori 60% te aksioneve ne kompanine investitore mbi bazen e nje marreveshjeje verbale me Ndertuesin, etj…

        1. Jorgo, poshtë opozita anti bllok komunist-rroftë Spiro Koleka,Spiro Pali,Rita Marko,Hekuran Isai ose Taulant Balla(kush t’a ketë qafën më të trashë),Myslym Peza ose Alfred Peza(kush të jetë më horr),Lenka Çuko ose Gjikondi(kush të jetë më budallaqe)…. to be continued…..

          1. Po kush e vuri Salen ne krye te opozites mor aman?! A nuk e vuri Ramizi me Nexhmijen.

            Sala nje kokerr komunisti per vete.

  9. O çam me emer Jorgo, nuk eshte ligj ad-hoc ligji per likujdime te pagesave nepermjet letrave me vlere.
    Ti e di shume mire, qe ne kohen e Nanos dhe sot, te Rames, vetem trafikantet dhe pushtetaret ishin dhe jane ne gjendje te paguajne ne CASH.
    Ligji per te cilin flet Ruli me Berishen, u be per te gjithe ish-pronaret e Shqiperise.
    Mos ngaterro ish-NSHRRAK, me ish-Klubin Sportiv. Mekembesi i Italise, ish-Uzinen kishte blere.
    Sa per kujtese, mos harro kur u “puthen” mbas vitesh lufte Nano me Ramen dhe u mbars SQ21.

    1. Interesante! Thanx. Pra SQ21 qeka atje.

      Bente me sens te ishte Kontakti se mendoja qe kishte lidhje me fushen e aviacionit.

  10. Që drejtësia po provon nga dita në ditë që është e komanduar nga pushteti politik i Rilindjes nuk është dicka e panjohur.
    Ajo është e pafuqishme dhe impotente për të mbrojtur interesin publik nga korrupsioni galopant dhe i hapur i një regjimi që po shpërdoron pronën publike dhe përfiton hapur nga pasuritë e popullit. Ata vinë rrotull bashkëpunëtorëve të Ramës, por nuk guxojnë të godasin njeriun që drejton cdo gjë, Ramen Vete!

    ata kanë frikë të hetojnë për 500 milionë shpërdorim të inceneratorëve, PPP në mjekësi, etj, po merren sesa përqind më tepër ka fituar qytetari Malltezi nga bashkëpronësia; htetin por ju intereson të godasin opozitën me akte politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *