• |
ide | kryesore

Droguan dhe përdhunuan një 26-vjeçare, arrestohen dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia, 52, 48, SHBA, Malësi, policia, Shëngjin, Kavajë, Korçë, Shijakut


Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 28-vjeçari me iniciale A. C., dhe një 31-vjeçar me iniciale O.T.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. M., 32 vjeç.

“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, njofton policia.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *