• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Si arriti SPAK tek “provat” e korrupsionit të Berishës

Arkiva, Kryesore, Lajme
sali berisha non grata



Avancimi i dosjes hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani” nuk qëndron si ndonjë ishull i veçuar nga interesat politike që luhen nëpërmjet punës së prokurorëve të SPAK. Në sfond të hetimit janë kërcënimet e Ramës që SPAK të godasë edhe djathtas. Nuk mund të shpërfillet fakti që kallëzimi fillestar u bë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe po kaq dyshime ngjall nxitimi i prokurorëve për t’iu drejtuar gjykatës, pa marrë parasysh që Berisha është deputet.

Gjithsesi eksperienca ka treguar se si presionet politike, si vullneti i kulluar i prokurorëve për të bërë drejtësi nuk përbëjnë kërcënim real, nëse nuk përputhen me një interes tjetër që prevalon në raste si këto dhe ky është interesi i amerikanëve.

Që nga Majit i 2021, Sali Berisha i sfidoi amerikanët t’i gjenin provat e korrupsionit, për të cilin e shpallën non grata, pa llogaritur se kishte përballë financuesit e reformës në drejtësi dhe mbikqyrësit kryesorë të procedurave të emërimit apo promovimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë.

Rikonfirmimi i Berishës në krye të opozitës

Pritshmëritë ishin që ish-presidenti dhe ish-kryeministri do të tërhiqej në një lloj pensioni apolitik pasi u njollos si “non grata” nga SHBA. Ky pension do t’i shkonte për shtat të tetëdhjetave, periudhë në të cilën Berisha do të linte pas krahëve 3 dekadat e jetës së tij politike.

Por ndryshe nga ç’mendonin shumica, Berisha u rikthye me të njëjtin vrull opozitar.

Me metaforën e Feniksit që ringrihej nga hiri, mblodhi rreth vetes militantët tradicionalë, ata të zhgënjyerit nga seria e humbjeve ku i kishte udhëhequr Lulzim Basha. Në Shtator të vitit 2021, nisi turi i takimeve për largimin e Bashës, që u pagëzoi me emrin “Foltorja”.

“Jemi ngritur miqtë e mi nga rebelimi i vitit 1997, kur na bënë copë copë” shprehej Berisha në një nga takimet e Foltores, “por tani do ngrihemi edhe më të fortë, edhe më të fuqishëm”.

Disa muaj më pas, shkallët e stadiumit Air Albania u mbushën nga demokratët për “Kuvendin e 11 Dhjetorit”, si tregues i forcës brenda në PD. Kuvendi shkarkoi Bashën dhe strukturat e tij duke inicuar në gjykatë njohjen e strukturave të reja.

Lexo edhe: Analiza / Rama, njeriu i Amerikanëve në Tiranë

Beteja më e ashpër brenda PD ishte ajo e 8 Janarit të vitit 2022, kur të pajisur me gjithfarë, gurë, shkopa dhe kokën e dashit, militantët u përpoqën të marrin selinë e PD-së, ku ishte blinduar Lulzim Basha me të tijët. Basha shpëtoi nga situata e rrezikshme vetëm me ndihmën që i dha Rama, që urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale.

Berisha avancoi me një proces primaresh në PD, për kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme në Mars të vitit 2022. Pa parti, kandidati i tij fitoi Shkodrën. Kandidatët e tjerë të “Foltores” dolën të dytët. Kandidatët e Bashës dolën të tretët. Pas kësaj, Basha u dorëhoq dhe la si mëkëmbës në parti, Enkelejd Alibeajn.

Gjykata e Shkallës së Parë i dha PD-në Berishës dhe ai u zgjodh kryetar me parimin “një anëtar, një votë”. U duk sikur Berisha u kthye de facto dhe de jure në krye të opozitës shqiptare.

Por vendimi u apelua dhe gjykata pranoi si palë Enkelejd Alibeajn. Ia hoqën sërish Berishës të drejtën për të përfaqësuar PD-në dhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023, ai mori pjesë sërish pa parti, pa financim, pa logo, pa komisionerë dhe pa numërues. Humbja ishte katastrofike për opozitën. PS fitoi 53 Bashki, mes të cilave disa bastione blu si Shkodra, apo Kamza.

Por Berisha u konfirmua si njeriu më i kuotuar brenda opozitës. Kandidatët e tij morën të gjithë bashkë rreth 500 mijë vota. Zgjedhjet e 14 Majit ishin një mesazh për të dyzuarit se me Bashën nuk kishin të ardhme. Një grup deputetësh u shkëput dhe kaloi me Berishën. Aktualisht me të janë në parlament 42 deputetë. Por hesapet janë bërë pa amerikanët.

Misioni amerikan për të gjetur provat e korrupsionit të Berishës

Që në javët e para pasi u shpall “non grata”, Berisha paditi për shpifje sekretarin Entoni Blinken, intensifikoi sulmet ndaj ish-ambasadores Juri Kim dhe replikoi në distancë me të dërguarin për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Për shpalljen e tij non grata, ai fajësoi aleancën e Ramës me Xhorxh Soros. Pas skandalit “McGonigal” u tha edhe se ish-shefi i FBI kishte pasur ndikim në këtë çështje.

Por këto deklarata, ambasadorja Juri Kim i ka quajtur konspiracione. “Nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu” thoshte Kim, e cila në të njëjtën kohë i bënte thirrje institucioneve shqiptare “të shikonin masat”.

Me ambasadoren amerikane, Berisha pati përplasje të forta. Nga Kuvendi i 11 Dhjetorit e akuzoi atë se sillej “si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë”. Në Air Albania mijëra demokratë e brohoritën krahasimin e tij.

Për dy vite, Berisha këmbënguli se nuk kishte asnjë provë për korrupsionin që i faturonin amerikanët. Me anë të lobimit, angazhoi kongresmenin amerikan Lee Zeldin, që pyeti direkt sekretarin Entoni Blinken nëse kishte prova që e përfshinin Sali Berishën në afera korrupsioni. Blinken u duk se nuk e kishte një përgjigje për këtë pyetje.

Po ashtu, ish-zyrtari i Trump, Richard Grenell pohonte se nuk kishte pasur asnjë dosje për Berishën gjatë administratës së kaluar.

Duke parë popullaritetin në rritje të Berishës në radhët e opozitës, ambasadorja amerikane Juri Kim këmbënguli se provat ekzistojnë. “Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë” – shprehej ambasadorja.

Në Janar të vitit 2022, ndërsa Berisha përgatitej për zgjedhjet e pjesshme të Marsit në 6 Bashki, amerikanët e sulmuan sërish. I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u tha demokratëve se “Nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie”.

Por rezultati i zgjedhjeve të pjesshme tregoi se Berisha po forcohej. Në vend se të mënjanonin “non gratën” nga politika, amerikanët kishin djegur përfundimisht Lulzim Bashën, që konsiderohej “tradhtar” dhe i shitur tek Rama.

Gabriel Escobar u bë akoma më i drejtpërdrejtë në Tetor të vitit 2022, kur Berisha ishte konfirmuar si njeriu më i votuar në opozitë.

“Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto u shpreh Escobar në një deklaratë që tingëlloi si urdhër për prokurorët në Tiranë.

Berishës nuk i shpëtoi një deklaratë e tillë. Ai kërkoi sërish nga Escobar që të nxirrte një provë të vetme që faktonte korrupsionin e tij.

“Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!” shprehej Berisha.

Hetimi nga SPAK, si detyrim ndaj amerikanëve

Presioni ndaj SPAK u shtua. Vërtet kishin qenë amerikanët që e sanksionuan Berishën për korrupsion, por tani SPAK duhej të gjente provat e këtij korrupsioni. Një kërkesë e tillë në dukje absurde, e përmbys rendin logjik të një hetimi që ka në bazë të tij prezumimin e pafajësisë.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Kreu i SPAK, përplasja mes amerikanëve dhe rilindasve

Por vetë SPAK ishte një krijesë amerikane në sistemin e drejtësisë. Për 3 vite, Arben Kraja nuk pati agresivitetin që pritej nga ambasada. Për pasaardhësin e tij, lobimi ishte i fortë. Juri Kim qëndroi më gjatë se ç’ishte parashikuar në detyrë, për t’u siguruar se në krye të SPAK do të zgjidhej Altin Dumani. Preferenca e Ramës ishte një prokuror tjetër, ndërsa Berisha nuk përkrahu asnjëherë asnjë zgjedhje. Duke nuhatur se kushdo të ishte në krye do t’i bindej “rrugës së Elbasanit”, ai nuk ia ndau etiketimin “SKAPI i partisë”, as kur hetimet prekën mazhorancën.

Nuhatja e Berishës doli e drejtë. Në Korrik të këtij viti, Taulant Balla u shfaq sërish në dyert e SPAK, për një kallëzim të vjetër që kishte bërë tre vite më parë, për privatizimin e kompleksit Partizani. Prokurorja Millonai e thirri Ballën për t’u konsultuar, por nuk kishte thirrur asnjëherë Sali Berishën, apo dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për t’i marrë në pyetje.

Të shtunën, u urdhërua sekuestrimi i pasaportës së Berishës. Në vendim thuhet se për shkak të moshës nuk u arrestua. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe ortaku i tij në ndërtim u vunë në pranga, ndërsa filmimet e arrestimit u shpërndanë në media.

Dy vjet pas shpalljes non grata, SPAK u dha amerikanëve “provat” që ia kërkonte Berisha. Ky i fundit nuk ka pranuar asnjë akuzë, por prokurorët, gjykatësit, madje edhe bashkëpuntorët e tij deputetë janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ambasadës amerikane, që e ka dhënë verdiktin në 19 Maj 2021./Lapsi.al


64 Comments

  1. Prandaj jane bere Foltoristet e shkrete më anti-amerikane se Hamasi e Hezbollahu! 😅

    Berisha kot insiston! Ky muhabet eshte mbyll. Sa me teper insiston, aq me teper zhytet.

    E ka marr ferra uraten! 😉

    Persa me perket duhet te kishte dale ne pension qe ne 1997-en.

    1. Jorgo,si je me majasëllin(dylberis hemoroidis),i shkreti ti. Një shoku im,vdiq i shkreti duke pritur ditën që do futej në burg Pr.Dr. Berisha.Nëse s’më beson,t’a trgoj edhe emrin (And…Stef….)Prandaj shiko shëndetin tënd,mos mbro mafiozin km.

      1. Kush tha qe une dua ta shoh Berishen ne burg?!

        Mua me pelqen shume ta shoh tek Syri TV kur flet me vete!

        Kete jave do kemi spektakel!

      2. edhe ky do te perfundoj i varur ne banjo,si sivllahu klosi.pali i karit ka qene ne nje dhome izolimi ne spitalin psikiatrik.pyesni rakacollin se ju tregon ajo.

        1. Ti largo litaret nga shpaja jote vella.

          Se vetem fakti qe mendon per vetevrasje tregon qe dicka “sinister” po ndodh n’trunin tat.

          Mua mos ma qa hallin! 😅

    2. Jorgaq psolarpahtra…
      Mbylle gojespermen moj travelo e frustruar.
      Doktori ka faje qe Nuk ju shkerdheu pragun qe nga shtazaraku i kristaqo perdhunuesit dhe deri te lavirja qe te ka dhier ty.
      Ptuuu gonorre.

      1. Ja niveli prej halabakesh i Foltoristeve! 😅

        Realiteti eshte koke-forte! Sa me shume perpeliteni, aq me thelle do te zhyteni ne gropen septike ku keni perfunduar.

        Ju beni si te doni gjithsesi.

        1. Jorgos pall-kari po lodhesh kot se edhe shoku jot ramos palikari kur ka firmosur fap e fap dhe tak e tak ka hapur rrugen per tja futur vetes ,suksese ne jete jorgos pall-kari

    3. Rrugën e Kombit , ne rilindasit nuk t’a falim,që e bëre aq shpejt dhe ne s’e sabotuam dot siç ja sabotuam Pandit.
      Ahh, ç’na ke bërë o Sali.Vuçiçi na e përmend natë e ditë.

      1. Lapsi po ngre hamendesime tymnaja

        Pyetja qe vjen natyrshem pse duhet asgjesuar opozita në shqiperi , ça interesi kanë amerikanët përvec valixheve te ramës??

        Në fakt amerikanët vazhdojnë me planin e tyre për zbythjen e ramës sepse luli u kap , sapo i dhanë një dorë berishës përsëri ,duke faktorizuar edhe më , plan brenda planit. Amerikanët janë të fituar në cdo rast po nuk e hoqi dot sala do i thonë ramës tund lekët, ose ose po e hudhi sala , athere tamburet janë gati, demokracia fitoi, democracy works, this is a miracle of freedom.

        1. nuk kane lidhje amerikanet fare me kete dosje , eshte kryekeput investim i rames

          edhe non grata eshte investim i rames me ane te soros

    4. nji gabim beri Berisha – ate qe i sfidoi ti gjenin prova per te. Sailu duhet ta dinte me mire qe prova gjenden kurdohere per cilindo, se ai kete e ka bere vete per te tjere.

      Kjo e amerikes ndaj Berishes eshte POLITIKE. Te njejten gje po bejne ata ndaj Trump, kundershtari i drejtperdrejte i tyre. Eshte e qarte qe aeanca e sorres po ndihmon antaret e vet neper bote nga kundershtaret, nga opozita.
      Le te cirret sa te doje Escobari se kjo ndaj Berishes nuk eshte perndjekje politike . Ajo eshte! Eshte gjueti shtrigash. Permbysja e llogjikes, permbysja e rendit hetimor te prezumimit te pafajesise e verteton kete. Aty duhej te mbeshtetej Berisha, jo ti sfidonte se s’kane prova per te.

    5. Dava psikopati je Jorgo. Kujdesu per trurin, mor trim. Mendje gruri e shkreta.
      Ekzistenca jote eshte te adhurosh Lider Mavine, e te urresh Berishen.
      Ke 28 vjet qe pret fundin e Berishes thua.
      Mjere ti!
      Je krejt shpellar, ( nuk ka shpella veç Tropoja, Jorgooo) , i kufizuar menderisht, i fiksuar !
      Shiko pertej shpelles tende te adhurimit per partine. Nuk do i shohesh gjerat bardhe e zi, por me ngjyra.

    6. Kush i përgjigjet thirrjes dë Çim Pekës për revoltë të gjithë popullit të rregjistrohet këtu.
      Po, Namuti 1
      Gëlbaza 2,
      Skopion 3,
      Nga Vlora, Rajmond Vlonjati 4.
      Tan Gopi 5,
      Malo Karisi 7,
      Tjetër, vazhdoni

    7. Ça bëhet kshu,ë?
      Vetë e ka fajin Berisha.
      Dua prova për Non Grata.
      Do prova,? Na prova.
      Dhe njeri më tha, Dale , dale, nuk ke parë gjë akoma.
      Alo Qimiiii !
      Po ku je more maçok ?
      Na thuaj ça të bëjmë?
      Do protestojmë.
      Mirë, nesër nga mgjezi…

  2. Gjysma e gazekareve avokate te berishes e metes kurse gjysma tjeter e gazekareve avokate te rames…..na çate ka..n me mbrojtjet tuaja idioteske.

  3. Keni gjetur “argumente” nga me te cuditshmet dhe lloj lloj karlliqesh vetem per te justifikuar krimet e familjes non-grata. Domosdo, tani lapsi dhe syri do ngelen pa financime nga familja non-grata, qeder i madh.

    2 PLEHRAT E BALLKANIT MILORAD DODIK DHE SALI BERISHA FAMILJARISHT NON-GRATA.

  4. Populli opozitar qe votoi nongraten nuk ka pare gje akoma. Te gjithe i kemi ne listat tona
    te regjistruar si votues e perkrahes se tij. Ose do te kthehen me ne e te shkrihet opozita
    ose do tua bejme jeten qaq te veshtire sa do tu duket vone e nesermja te
    largohen nga Shqiperia.

        1. Te akuzosh Berishen per pastrim parash e korrupsion, eshte njesoj si Nexhmijen per kafet.
          Vend rrumall. Thjesht ushqejne mendjet e militanteve ripjellas.
          Ja maloku, çeçeni, mori fund.
          Kaq mjafton per lukunine e budallallepsurve. Duke fluturuar ne presh do shkojne te votojne Komandat Mavine prape.

    1. Do na rruani ka….krahun ashtu si keni bere gjithmon ,ju per pushtet ktheni prapanicen kujdo qe ju udheheq, nje i djathte nuk e ka quthur dhe nuk e rruan ka…krahun per soji e ripjellsave se ka dinjitet dhe eshte i lire.
      Pra si perfundim ka….krahun do ta kemi te paster prej jush

    2. Hahahhaha lexova qe I keni te skeduar ata qe nuk ju votojne e votojne Saliun. E me lindi natyrshem nje pyetje: po qimet e bythes ua keni skeduar mo?

  5. “Ushtroi presion, vuri shtetin në dispozicion…”/ VOA: SPAK detajon akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha e dhëndrit të tij, Malltezi

  6. PARODI

    APOLOGJIA E BERISHËS – JAM SALI BERISHA UNË

    Të dashur qytetarë dhe demokratë,
    jam përpara jush për t’ju sqaruar,
    në lidhje me arrestimin e Arbërit,
    e për diktaturën ku kemi përfunduar.

    Tashmë të gjithë e morrën vesh,
    Spaku i partisë futi Abin në burg,
    por ai është i pastër e i ndershëm,
    madje më shumë se sa një murg.

    Ishim të urtë fare deri më sot,
    bënim denoncime, asnjë protestë,
    por Rama na e morri për dobësi,
    dhe na e rrasi sa krahu si i pabesë.

    Sapo ne morrëm vendimin pa kthim,
    që të trondisnim regjimin mafioz,
    drejtësia me regji na goditi familjarisht,
    por unë jam Sali Berisha, burrë kolloz.

    Më vjen keq për Arminën e Zenit,
    në atë moment leshin po depilonte,
    sapo morri vesh lajmin e kobshëm,
    llogarinë bankare nisi të kontrollonte.

    S’ka faj se kjo e gjitha është me regji,
    duan më pas edhe Zeni të arrestohet,
    t’i sekuestrojnë pasurinë që ka vënë,
    Armina t’a lërë, dhe Zeni të dënohet.

    Por unë nuk do ta lejoj të ndodhë,
    beteja jonë me regjimin sapo ka filluar,
    do bllokojmë parlamentin me grevë urie,
    me çdo mjet qeverinë kemi për t’a rrëzuar.

    Do thoni ju çfarë dreq greve do bëjmë,
    kur ne kemi të ardhura si milionera,
    rroga e deputetit është sa 20 pensione,
    populli na shan, na duket vetja si plehra.

    Prandaj them që jemi në diktaturë,
    populli i varfër shumica të emigruar,
    një pjesë po përshtaten me të keqen,
    Shqipëria është duke u shpopulluar.

    Kështu kemi ngelur pa protestues,
    dhe grevën ngelet ta bëjmë ne,
    le ta edukojmë popullin si sakrifikohet,
    me vetëmohim si një opozitë e re.

    E di që Rilindja ju ka lënë pa punë,
    ndërkohë që ne kemi vila luksoze,
    i ndershëm nuk jeton dot në Shqipëri,
    përpara çan vetëm me skema mafioze.

    Prandaj Jamarbëri nuk ka faj fare,
    dhe unë aspak s’e kam favorizuar,
    duke bërë ligje apostafat për të,
    të pastronte paratë, e për ta pasuruar.

    Ky është kapitalizmi shqiptar,
    kështu krijohen shtresat shoqërore,
    dikur me skema ponzi piramidale,
    e sot me kulla ndërtuar me favore.

    E di që ju më kuptoni ç’po them,
    sot ndiheni të gjithë si Berishë,
    thjesht nuk ju ka favorizuar njeri,
    dhe nuk keni lindur me këmishë.

    Tani që më erdhi veza te bytha,
    dhe më arrestuan dhëndrin tim,
    e kuptova ç’keni hequr nga Rilindja,
    por e di që jeni një popull trim.

    E di që do jetë e vështirë shumë,
    sepse në shumicë ju bubrroni,
    tash jeni përshtatur me të keqen,
    kur s’mban më, jashtë emigroni.

    Prandaj ju kërkoj të bashkohemi,
    këtë regjim mafioz ta rrëzojmë,
    mos u largoni, bëni rezistencë,
    pluralizmin përsëri të instalojmë.

    E gjitha bëhet për zgjedhjet 2025,
    Rama do që të marrë 100 mandate,
    pra opozita të jetë sa për fasadë kot,
    instalohet demokratura autokrate.

    E kuptuat pse më nxorrën NonGrata,
    dhe pse Lul bravën duan kryetar,
    se kështu gjasme nuk sulmojnë opozitën,
    por persekutojnë Berishën si plak gërnjar.

    Bënë arrestime majtas deri te Ahmetaj,
    por Rama nuk mban asnjë përgjegjësi,
    ama kur akuzohet dhëndri im Arbëri,
    unë qënkam nepotiku, favorizuesi i tij.

    E tha mirë dhe Çim Peka i madh,
    kujdes kur padrejtësisht Berishën dënoni,
    se do vijë dita mbas shumë vitesh,
    që ”viktima” do hakmerret siç meritoni.

    Besoj jam i qartë për këto çka thashë,
    menjëherë le të fillojmë grevën tonë,
    se ndoshta na arrestojnë familjarisht,
    të fillojmë dhe protestat sa nuk është vonë.

    1. 👏👏👏 talent, talent!

      Pulitzer per poezine! 😅

      Populli gezon! Populli kendon!

      Berisha ne SPAK po shkon! 😅

      1. Sa të jetë në pushtet , Ramën nuk e gjen gjë nga drejtësia. Ai ka bërë një pakt publik, pra vartësit e tij të vjedhin sa të munden e sa të duan për vete e për të, por po u kapën nga drejtësia, ata kanë ngrënë kumbulla prapa shpinës së Bablokut. Prandaj, Rama do mundohet me çdo kusht në rrijë në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur se përndryshe do ketë fatin e Saliut, pra NonGrata e më pas arrestim. Por kuptohet kjo gjë pas të paktën 10 vitesh që do ketë lënë pushtetin. Drejtësia është e kastruar me Ramën. Thënë kjo, arrestimi i Saliut, është thjesht jetëgjatësi në pushtet për Ramën dhe më shumë mandate në 2025.
        Prandaj thuhet se drejtësia është me regji.
        Rama sakrifikon Ahmetajn, Kokën, Sajmirin, etj, vetëm që kur të fillonte aksioni djathtas të godiste kryesori, Saliun. Pra sakrifikoi ushtarë e oficera (si në shah) për të ngrënë mbretin, shah mat!

        1. Rama vet pohon me mburrje se luan shah ne politik

          Megjithate, drejtesia nuk eshte e kastruar thjesht me Ramen po me kedo pushtetar shqiptar te pab*the qe kerkon mbeshtetje tek i huaji.

        2. Prape tu i bo gresk ramës

          Spaku ka qenë tërë kojës i kapur ndajnl kjo lojë shahu nukeë ekziston sepse nuk ke lojtare perballë, rama loz vetem sepse në.gatë ai nuk giton dot dhe pprandaj do ze shkatwrroje opozitën
          Jane akte regjimesh jo lojra shahu politikanësh

          A e shkaterroi opoziten?
          Me bashen pas çadres aie kapi opoziten. Quaje shah mat qe nga 2015 2017 e deri ne 2021
          Në.fakt opozita sot eshte me e hajrit dhe me e vertete
          Gjeja me e keqe nuk eshte qenia nën hetim e berishes. Sepse korrupsioni pasiv mezi vertetohet në vende e lira dhe rastet janë minimale, dhe do shuuumë.vite , dhe mbase ssjell veshtiresi por qe sala i kthen ne oportunitete. gjeja me e.keqe për ne si qytetare te shqipërise ështe nese berisha vdes pa hequr edi ramën dhe sala ka max 6 vjet kohë për ta bërë.
          Fatkeqesisht si shoqeri kemi deshtuar te heqim ramën për shumë arsye dhe shpresa me e mirë.që kemi eshte berisha dhe grupi i rithemelimit

          Mbase e ke më.kollaj me e transpozu në.lojë shahu për ta kuptuar

      2. Populli gëzon? Populli është papunë e I shpopulluar, si gëzoka o trap palikari? O bythlëpirës I paskrupullt!

    2. Eh mor i mjeri kokrra e mollës dijes , e ke qarë poemën , si një poet patronazhist i vërtet , por mos haro se të tjerët shërbëtorë si ty , e kanë ngrënë kokën e vet , mbasi kartela e psikopatis kur të zë nuk të lëshon kollaj , dhe vjen momenti si ai që që ha edhe shokun e dhomës , faji i vetëm i të cilit ishte se u ndodh në vendin e keq në momentin e keq me psikopatin më të rrezikshëm , që tash e 10 vjet i është qepur Shqipëris e shqiptarëve e s’ po i ndahet deri në çfarosjen e tyre .

    3. Nje i persekutuar ne diktature dhe demokraci,nga komunistet dhe “demokratet” thotë:

      Nje pergezim per talentin e ralle te By… e dijes per poemen satirike,te njejte me ate te luftes Epopeja e Ballit kombetar.Jepini o dhi te zgjebosura ,e pate ku ju shpuri Fronti NCl ,diktature per 50 vite,shijojen tani diktaturen e re te rilindjes komuniste.A u mjaftojne ato 100 dollare ne muaj me keto cmimet e sotme apo kurseni ndonje leke,ku i kini femijet tuaj,Po niperat e mbesat,apo cmalleni nga telefoni?Ju nuk e dini o te mjere qe humbesit me te medhenj jeni ju vete qe gezoheni per opozitaret te shkojne ne burg.Jeni ju ,apo bijte e etervet qe i a shkulet floke Musine Kokalarit e qindra te tjerevet si ajo vetem se mendonin ndryshe nga komunistet.Asgje e mire nuk vjen nga urrejtja,por ju nuk kini gje ne kokat tuaja,ato jane bosh. Nese do te mesosh se si qeverisesh merr informa in nga mediat ne opozite me qeverine,qofte e majte apo e djathte,jo vetem Zerin e popullit.Sali Berisha e ka hak burgun deri sa te vdese,por jo per cfare akuzohet,por per ate qe s’beri kur morri pushtetin ne 1992 e me vone.Lexova ne nje media cv- ne e ish drejtuesit te Spak, zotin Kraja.Nga hetues ne kohen e diktatures ne mbajten e posteve te larta ne prokurori e administraten qendrore pa nderprerje pavarsisht se ishte ne pushtet e majta apo e djathta.E nuk ishte vetem nje Kraje,por te gjithe ata qe e urrenin te djathten.A i morren pronat qe na i grabiti e shfrytezoi diktatura per gjysem shekulli? Jo ,vetem nje pjese qe kishte miq e poste.Jam nip i dy te pushkatuarevet qe morren vetem nje kest nga gjoja demshperblimi per te perndjekurit politike,me pak se dy milione leke te vjetra.Me ligjin e aprovuar nga mazhorance demokratike u vleresua 20 mije leke te vjetra dita e burgut( sa marrin sot ata qe burgosen padrejtesisht? -10 fishin,A e dini se sa vite i llogariten atyre qe hengren plumbing,apo vdiqen ne torturat e hetuesise te Krajave per efekt Demshperblimi? Vetem 8 vite.Denimi me vdekje ishte me i larte se 25 vjet burg ne komunizem,keta “tonet,demokratet “ e barazuan meate qe beri 8 vite burg.Me e keqja eshte se edhe kaq pak nuk munden dot ta shperndanin.Po ligji 7501 i tokes,njelloj me ligjet e Rusise te Leninit,tona i takon atij qe e punon.Po dhenia falas e objekteve,magazinave e punishteve atyre qe ishin drejtues deri ne 1991?Po apartamentet e banimit? 70% e popullsise jetonte ne fshat te cilet mund te quheshin skllever ne kuptimin e plote te fjales nga puna 12 oreshe ne dite e pa asnje dite pushim ne kooperativat bujqesore qe edhe ato kasollet mezi i ngrinin pa as edhe me te voglen ndihme nga shteti ( Po te ishe me biografi te keqe si puna jone jo ndihme qe s’kishe,por te pengonin sa mundesine) c’fare morren? Cfare bene te djathtet per reabilitimin e shtreses se te perndjekurevet? Asgje,ose mund te themi aq pak gje sa hyne ca nenpunes te rangut me te ulet te administrates,e keta ne perqindjen me minimale.Po ,per keto duhet te burgosen Berisha,qe nuk ndryshoi administraten e kuqe si Enveri ne 1945,por i la te bejne edhe kunderrevulicionin e1997 qe te rrezikohej edhe pushtimi i jugut nga greket.Pse nuk u lejuam te ndiqnim universitetin qe nga 1992 kur i a dha e pushtetin ( edukimin e larte qe na u mohua per 50 vjet).

  7. N.q.se shqiptarët , kudo që janë , brenda e jashtë Shqipërisë , nuk ngrihen të bashkuar , të mbrojnë trojet dhe egzistencën e tyre dhe të zërheqin zvarë këta kriminela bastard , pjella e racës më të ndyrë krimkomunkuqe , me në krye Edver rrezillikun e shqiptaris , nuk do të mbesë , jo këmb shqiptari por as nam e nishan nha ky vend . Dhe kjo falë Europës kurvës plak të motit dhe A mer ik-ës me langaraqët homo që sot bëjnë ligjin .

  8. Cosht me ky rrot karri qe bo hartim dhe kujto se DASH osht si ato anal istat e studiove ku del Bushati.

    “Provat” shkru nipi hyses. Ne thonjeza. Medemek osht gjo e sajume. RRK.

  9. Ceshtja nuk eshte Saliu.

    Pas tre vitesh hetim SPAK akuzon ish Kryeministrin per miratim ligjesh (ne fakt kryeministri nuk miraton, as propozon, keshilli i ministrave po) dhe aktesh nen ligjore per privatizimin e nje pasurie perfitues i te ciles qe edhe dhenderi i tij. Nese SPAK kalon testin e proves ne procesin gjyqesor, dhente zoti, Saliu pleqeron ne burg.

    Porse jo tre vite hetim, por vitet e fundit, ndryshe nga Saliu qe mohon, ai me veprime aktive mbron, sulmon dhe justifikon miratim ligjesh, aktesh nenligjore madje me vendime ekstra ligjore me fuqine e ligjit nje veprimtari te organizuar kriminale qe, ndryshe nga Saliu, disa ministra dhe zv.kryeministrin i ka ne burg ose rruges per burg. Ne nje veprimtari te organizuar kriminale qe ende pastron qindra miliona euro te buxhetit te shtetit ne mes te dites!!! Pyetja eshte cfare ben SPAK per mega Saliun 2 ose ndryshe njohur si thonj papreri Rama???

      1. Koka e Sales ishte ne hale, e Lapsi thote qe lideri e “nuhati” eren e mutit!

        Sala nuk shprehu preference per kryeprokuror, thote Lapsi, a thua se e pyeti njeri.

        Gojoret e lapsit per Salen vazhdojne.

        Analiza te pjerdhura
        Nga gazetare te pjerdhur

  10. Më ka thënë Kulici me Tonin Vocin po s’u largove nuk e din se çfarë do të bëjmë.

    Kulici mbronte interesat e familjes Berisha unë e kam me mesazh. Në atë periudhë kohe të gjithë flisnin në emër të Berishën. Më vonë u vura në dijeni të disa dokumenteve të cilat… ato mund të fshijnë dokumente por jo në Itali. Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish klubi është pronë e shtetit.Molla e krimbur e Qimit te salihut lepin bythen e salihut,njerzit jane gjalle o shpellkare dhe kane folur por dhe do vazhdojne te flasin ne gjykate si paro laci

  11. 6. Vendim i Qeverisë Nr. 794, datë 21 nëntor 2007, firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me objekt: “Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe procedura e shitjes”, shoqëruar me akte në favor të grabitjes nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

    7. Urdhri nr. 9508, datë 18 dhjetor 2007 i Genc Rulit, nxjerrë 1 muaj pas vendimit të qeverisë, për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të kompleksit “Partizani” me qëllim privatizimin e tij.

    8. Njezetë e tre shkresat që gjeneral Vladimir Qirjazi i ka dërguar ministrave Fatmir Mediu, Gazmend Oketa e Arben Imami dhe 6 shkresat që i ka dërgar kryeministrit Sali Berisha e presidentit Bamir Topi, me refuzimin e privatizimit si akt i paligjshëm e me letra pronësie false.

  12. SPAK ka marrë si prova, të dhënat nga Arkiva Qendrore, Kadastra dhe Qëndra Kombëtare e Biznesit, lidhur me mënyrën e pëfitimit nga Jamarbër Malltezi, të pronësisë së 33% të truallit dhe ortakërisë së aksioneve 35% në kompanitë “Homeplan Sh.p.k” e “Kontakt Sh.p.k” të kullave me ndërtuesin Fatmir Bektashi.

  13. 9. Lista e përfituesve të truallit të kompleksit “Partizani”, ku nr. 22 është Jamarbër Malltezit, i cili kishte 1/64 pjesë të truallit, ndërsa 1 javë pas privatizimit, doli pronar me 1/3 e sipërfaqes.

  14. Shënim: Po flasim vetëm për pasuri të deklaruar. Se pasuri të padeklaruara siç kanë pallatin tek Rruga Mustafa Matohiti, nuk e di se sa mund të kenë.

    Apartament 375 m2, Tiranë
    Apartament 372 m2, Tiranë
    Apartament 346 m2,Tiranë
    Apartament 373 m2, Tiranë
    Apartament 356 m2, Tiranë
    Apartament 201 m2, Tiranë
    Apartament 112 m2, Tiranë
    Apartament 208 m2, Tiranë
    Apartament 128.3 m2, Tiranë
    Njësi 167 m2, Tiranë
    Njësi 305 m2, Tiranë
    Njësi 214 m2, Tiranë
    Njësi 376 m2, Tiranë
    Njësi 113, Tiranë
    Njësi 107 m2, Tiranë
    Ndërtesë 206.5 m2, Tiranë
    Ndërtesë 1467 m2, Tiranë (BP)
    Ndërtesë 565 m2, Tiranë
    Bodrum 18 m2, Tiranë
    Bodrum 28 m2 në Tiranë
    Garazh 16 m2 në Tiranë
    Truall 206.5 m2, Tiranë
    Truall 3294 m2, Tiranë (bashkëpronësi)
    Truall 2330.3 m2, Tiranë (BP)
    Truall 187 m2, Tiranë
    Truall 1341 m2, Tiranë
    Truall 680 m2, Cërrik
    Truall 685 m2, Berat
    Truall 670 m2, Tiranë
    Truall 442 m2, Tiranë (BP)
    Truall 908 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 33 m2 në Tiranë (BP)
    Truall 7.5 m2, e ndërtesë 7.5 m2
    Truall 660 m2, Tiranë, (BP)
    Truall 90 m2 në Tiranë (BP)
    Tokë arë 2270 m2, Priskë të Madhe
    Tokë arë 3 000 m2, Priskë të Madhe

    Marrë me shkurtime nga profili i autorit në FB

  15. Nuk ka fjale “prevalon” eshte injorance gjuhesore ne nje italushte kosovarçe. Ne vend te themi “mbizoterim”!!

  16. Pasi krahu ushtarak në ministrinë e Mbrojtjes po refuzonte të firmoste me urdhër të Sali Berishës, Ord Bylykbashi në vitin 2009 ushtroi një kontroll shantazhues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë të cilin e konceptoi dhe përgatiti Ilir Kadiu. Ky i fundit është punësuar në drejtorinë që drejtohej nga Oerd Bylykbashi prej Jamarbër Malltezit dhe më skandalozja ishte edhe vetë si ky trashëgimtar te trualli i “Klubit Partizani” e cila në fakt u ishte paguar nga Italia fashiste.

  17. Me skandaloze do ishte nese ky grup i strukturuar kriminal ka zhdukur dokumentet e shpronesimit te tokes, te kohes se italianeve.

    Se Sala e ka zakon t’keq kete zhdukjen e dokumenteve qe kur zhduku dosjen e tij te spiunllikut!

  18. Te akuzosh Berishen per pastrim parash e korrupsion, eshte njesoj si Nexhmijen per kafet.
    Vend rrumall. Thjesht ushqejne mendjet e militanteve ripjellas.
    Ja maloku, çeçeni, mori fund.
    Kaq mjafton per lukunine e budallallepsurve. Duke fluturuar ne presh do shkojne te votojne Komandat Mavine prape.

  19. me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

  20. Ke 30 vjet qe pret Berishen te shkoj ne burg, ende pa pastruar Sala paret tek Kompleksi Partizani.
    ” Duke pritur Godone” i ka shkuar jeta Jorgove, veçse Godoja i Jorgove nuk eshte Zoti por antikrishti Berisha.
    Ha ha …

    Po aq e remdomte pritja e tyre sa as pjese e absurdit nuk mund te jete.

    E mendjetrashesise, po.
    Je thjesht nje mendjepjerdhur qe perdor mire fjalen, por mendimin e logjiken e ke ere militantizmi te semure.

    Sa psikopat jane levrues te mire te fjales!
    As ti nuk ben perjashtim.

  21. Po flet me vete.

    S’ka lidhje me mua cfare ke shkrujt.

    Si c’e kam thene, une preferoj ta shoh Berishen kur flet me vete tek Syri TV… gek mek kek…

    S’na ka dhene me xhevap ca u be mr ate gjyqin ndaj DASH-it ne Paris.

    😅

    1. Mos u lodhni kot publikoni cfare ka thene Bushati per Berishen vite me pare se te paguhej prej Zenit dhe Oligarkeve qe e mbeshtesin dhe mjaftojne ato akuza per ta denuar deri sa te jete gjalle.

  22. Kesaj i thone tallje trapi dhe fyerje inteligjence per te gjithe shqiptaret, kur te gjithe e dine se nona e krimit dhe korrupsionit eshte i gjati dy metrosh . Standart i dyfishte kur vjen puna per hetime te korrupsionit, SPAKU ose SKAPI i partise ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per te gjithe te korruptuarit e kriminelet e partise mavi ne pushtet. Shqiptaret duan peshkaqenin e madh dhe ai eshte ne kryeministri duke bere afera korruptive çdo dite ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. I korruptuari nuk mund te luftoje te korruptuarin dhe tallja me shqiptaret vazhdon ne mediat e kapura tallava te rilindasve te rilindur. Kundershtari politik duhet sulmuar dhe mundesisht eliminuar qe i gjati ine shoku Edver te kete nje pushtet per nje kohe te gjate dhe te pakufizuar. Neokomunistet e partise mavi bijte e eterve te rilinduar edhe me te keqinj se eterit e tyre shpirteror duan qe ta kthejne kete vend 70 vjet mbrapa ne histori duke na kujtuar edhe nje here ditet e erreta te diktatures kur shqiptaret merrnin arratine nga syte kembet per t’ju larguar ferrit komunist.
    Miresevini ne Korene e Veriut ne Europe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *