• |
ide | kryesore

Berisha: Dosja kundër meje, kosh me gënjeshtra, shpifje, manipulime dhe trillime!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Sali Berisha ka bërë mbrojtjen nga akuza e SPAK për korrupsion në një konferencë për mediat, ku e quan dosjen e SPAK, një dosje të hartuar nga “Edi Rama dhe larot e tij skapistë”. Berisha tha se në çdo paragraf të dosjes “shprehen dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Edi Ramës, ligësinë e tij shpirtëore dhe të skapistëve që ndajnë të njëjtin moral me të”.

“Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione.

Së pari, në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundëm të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.

Së dyti, në dacibaon e tyre, Edvini dhe larot e tij skapiste, pas tre e më shumë vitesh hetime, në qindra e qindra dokumente, nuk kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cil ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu.

Së treti, në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje.

Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi.

Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.

Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente.” tha Berisha.



3 Comments

  1. hahaha, keshtu kan then te gjith hajdutat politikan. Akuza politike. Nqs nje person i thjesht vjedh the kokerr moll, eshte hajdut ordiner dhe meriton te kalbet ne burg. Kur vjedhin keta, jan sulme politike. Ikni ore u qifsha ropt, shyqyr qe filloi te ket icik drejtesi per juve. Them nje cik se ju duhet te ishit varur per gjuhe ne shehsin e qytetit me koh. Po ju beni ndonje vit e pastaj hani milionat e vjedhura perreston e jetes deri ne brezin e 7.

  2. me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.Serbi salih i konvertuar ne tropojanin karaxhic merret me grate neper konferenca e tv e tij,ky nuk ka lidhje me nje malsor shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *