• |
ide | kryesore

“Detyrim paraqitje” për Sali Berishën/ Bardhi: SPAK shkeli Kushtetutën

Lajme, Të fundit
Bardhi: Rama mori peng reformën zgjedhore



Në një dalje për mediat, Bardhi tha se caktimi i masës së sigurisë detyrim paraqitjeje dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” pēr Sali Berishën janë në shkelje të Kushtetutës.

“Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK.

Imuniteti parlamentar është më së pari garanci ndaj deputetëve të opozitës, edhe pse opozita aktuale nuk kërkon dhe nuk pret mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga Drejtësia. Por, drejtësia që të konsiderohet e pavarur, që të trajtohet e respektohet si e pavarur, duhet të kryejë akte me forcën e ligjit, bazuar në prova e me transparencë, e pandikuar nga pushteti dhe duke respektuar procesin e rregullt ligjor.

Presonalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të vecantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky eshtë edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenarë do të dështojë! Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë”, tha Bardhi.



8 Comments

  1. hahaha, Gaz Bytha, deri dje thoshte babi Xenit, sot thot SPAK ka shkel kushtetuten. Hajde merre vesh nje kurv politike si puna e ketij. Nejse, ca te bej ky mavria, ky po i futen Salen brenda, embylli karrieren, kaq e kishte.

  2. Keta te bejn per te qeshur. Kur arrestohen ata te PS, keta thon me procedur te pershpejtuar pa miratim parlamenti fare. Kur kerkojn masa per Saliun, kerkojn procedura te plota, ca derimenesh jan. Bej sic them un po mos bej sic bej un. Duan dy standarte. Thuaj shyqyr nuk e futen ne burg. Edhe parlamentit do tja kerkojn qe te mos na merzitet Bardhi. Te shofim si do votoj Barhdi meqe qeka me drejtesin. Pinok

  3. Ahhh… e humbi rastin Gazi.

    Po pse mo Gaz? I ke te gjitha letrat ne rregull qe te behesh ikona gay e opozites shqiptare. Do te te hapen dyert e kancelarive te mbare botes.

    Po ti s’do!

    Ca me bo… :sad face

    Rri kot me kot pas avazit te interesave te ngushta familjare te nje njeriu te konsumuar e te diskretituar, anti-amerikan, anti-europian dhe me nje te shkuar shume te dyshimte, qe duhet te kishte dale nga skena politike shqiptare qe ne 1997-en.

  4. Bravo shume i sakte.

    Nje tjeter autogol i Spakut ashtu sic beri me Ahmetaj qe e njoftoi te ikte apo me Beqaj qe ka vjedhur ilacet e sherbimet e shendetesise nga leket e popullit qe e amnistoj.

  5. me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.Serbi salih i konvertuar ne tropojanin karaxhic merret me grate neper konferenca e tv e tij,ky nuk ka lidhje me nje malsor shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *